Bashkia Mat vijon traditën e bukur të pastrimit të qytetit çdo të premte të fundit të muajit.
Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj ka ndarë me ndjekësit fotot nga aksioni i ndërmarrë që synon një mjedis më të pastër dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.
“Vijon tradita e pastrimit të qytetit çdo të premte të fundit të muajit.
Punonjësit e Bashkisë Mat dhe të institucioneve qëndrore në niveë lokal u përfshinë në aksionin e pastrimit të territorit. Në këtë aksion u përfshinë edhe disa fëmijë nga “Save the Children”. Bashkia Mat i falenderon të gjithë ato persona që ishin pjesë e aksionit të pastrimit”, thekson kryebashkiaku Malaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
