Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Të rinjtë kanë nevojë për shembuj suksesi dhe jo për show

10:22 / August 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3c31bc8b e8cf 47ba 8e05 278a1239a61f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Sead Bushati

Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Florian Markut dhe boksierit meksikan Miguel Parra, si specialist i ketij sporti, Dr. Shkencash, Pedagog në UST, dhe trajner i Ekipit Kombetar, nuk mund të rri pa sqaruar sportdashësit shqiptar mbi hipërbolizimin e kësaj ndeshje, e cila per hir të së vërtetës la shumë për të deshiruar. Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan packa se u fitua nga Marku. Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqipëtar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet.
Shqipëria ka sportistë të cilët qëndrojnë shumë më lart se Florian Marku.

Boksieri Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd, duke u rënditur i treti në Botë dhe Kampion Ballkani.

Boksieri Denis Nurja, kampion Ballkani.
Indrit Laci, nënkampion Ballkani.
Rexhildo Zeneli, nënkamion Ballkani.
Krenar Zeneli, nënkamion Ballkani.
Ariol Zeneli, nënkampion Europe dhe dy herë medalist në Europë.
Jurgen Uldedaj, dy herë medalist Europe, kampion bote në WBC (Junior).
Aleksandër Ramo dhe Alban Barmeta me karrierë profesioniste.

Duke parë kontributët që boksierët tanë i kanë dhënë Shqipërisë, natyrshëm lind pyetja:

Po Florian Marku çfarë ka dhënë për vendin?

Ae ka përfaqësuar ndonjëherë vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare?

Vetëm show, asgjë më shumë. Ndjehëm i keqardhur dhe i pezmatuar që boksierët tanë që ngritën lart Flamurin Kuq e Zi dhe na përfaqësojnë denjësisht, nuk u pritën siç u ka hije kur kanë ardhur me medalje ndërkombëtare!

Janë ngritur në këmbë Bashki e Kryeministri për të organizuar një pritje madhështore për Florianin, ndërkohë që për të tretin e botës, z.Kryeministër nuk denjoi as ta priste në zyrën e tij.
Alban Beqiri nuk ofron show, nuk ka kohë për show se t’ia dalësh për të qenë i treti në botë, duhet mund, duhet punë, shumë punë.

Miqësisht, kërkoj nga mediat dhe portalet të jenë
më të kujdeshëm kur dalin në deklarata të tipit “Mbreti i boksit shqiptar”, për sportistë që nuk e meritojnë, pasi po demotivohen profesionistët e vërtetë.
Të jesh boksier elite në arenën e boksit dhe boksier instagrami e rrjetesh sociale, janë dy gjëra komplet të ndryshme.

Le të jemi të gjithë pak më të kujdesshëm dhe të motivojmë rininë drejt vlerave që sjell puna, mundi dhe përkushtimi i vazhdueshëm. Rinia jonë ka nevojë për modele, të rinjtë kanë nevojë për përkrahje, që të vijojnë të na bëjnë krenar nëpër gara ndërkombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.