Author: tirana

Për avokatin Spartak Ngjela, nisja e hetimeve nga SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta, është tërësisht legjitime. Irritimi i Metës dhe sulmet e tij vazhdimisht ndaj prokurorisë së posaçme, sipas avokatit, shtojnë dyshimet për fajësinë e tij. “Ohu çe zgjasni muhabetin, SPAK-u nuk drejtohet nga ne, është në monitorim nga ndërkombëtarët, mësojeni dhe Metën. Dalin dhe këta analistët që nuk njohin shtetin, shteti është ligj moj zonjë, pati një denoncim nga një ish-deputet dhe SPAK-u do të nisë hetimet. Të më pyesësh mua që jam marrë me vite me hetimet, kështu sillen personat që janë të fajshëm, të pafajshmit thonë hajde…

Read More

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, njofton se kosovarët që hyjnë në Serbi nuk kanë nevojë të pajisjen me dokumente të përkohshme për hyrje e dalje. “Ne kemi një marrëveshje. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i urojmë të dy liderët për…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ironizon Sali Berishën dhe Ilir Metën për deklaratat e tyre publike gjatë ditëve të fundit, të cilat janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra. Por, Braçe vë në dukje sot një rënie qetësie nga të dy palët, duke e ngritur si “shqetësim” në rrjetet sociale. “Ç’është kjo ditë koti; Ende nuk ka kërcënuar I.M, ende nuk ka sharë S.B! Mos ka ndodhur gjë se veç video nga FEDEZ laskuriq ka në qarkullim”, shkruan Braçe.

Read More

Agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte dhe informonte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, sipas gazetares Anila Hoxha, atij e familjes i duhet siguruar mbrojtje, pasi është personi më i rrezikuar në Shqipëri. Më tej, gazetarja ndalet edhe te një episod, përmes së cilës tregon se sa shumë janë implikuar disa struktura të organeve ligjzbatuese me elementët e botës së krimit. Gjatë një operacioni kontrolli zhvilluar kohë më parë në një nga bizneset e Ervis Martinajt, gazetarja rrëfen se u shënua një incident, dhe në një moment polici i RENEA-s qëlloi…

Read More

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit heqje lirie një 15-vjeçare për shantazh ndaj një djali 8 vite më të madh. Megjithatë nuk do të kryejë asnjë ditë burg për shkak të moshës. Ajo u shpall fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Adoleshentja ishte njohur me djalin në rrjetin social “Instagram”. Më pas e vijuan komunikimin në rrjetin “SnapChat”. Aty biseda ishte bërë erotike, si kurth për 23-vjeçarin, i cili u shantazhua për t’i dhënë asaj 100 mijë lekë ose në të kundërt do të kallëzohej në polici për ngacmim të të miturve. Para…

Read More

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Sot në rajon nafta shitet shumë më lirë se në Shqipëri, shkruan Vasili, ndërsa i kërkon qeverisë të mos justifikojnë rritjen e kostos. Statusi i Petrit Vasilit O Bordi komunist, boll vodhet, ulni çmimin e Naftes si në Mal te Zi e Maqedoni! Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftes duke e çuar ne 248 lek litrin! Po sot ne Mal te Zi cmimi eshte 170 lek litri. Ndersa ne Maqedoni cmimi eshte 186 leke litri. Hajdute rilindas boll dolet pa pike…

Read More

Britney Spears ka mbyllur për herë të katërt llogarinë e saj në “Instagram”. Arsyeja: çlirimi nga negativiteti. “Po mësoj se çdo ditë është një fillim i ri për t’u përpjekur të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të fitoj para. Por, sot zgjedh lumturinë. Dua të jem aq e patrembur sa ndihesha kur isha më e re, nuk dua të kem frikë gjatë gjithë kohës”, shpjegoi këngëtarja në “Twitter”.

Read More

Tre të rinjtë që u arrestuan pasi akuzohen se tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare, dolën sot para Gjykatës së Tiranës. Ardit Çela, ish-partneri i adoleshentes së sulmuar, u shfaq i nervozuar para togave të zeza, madje në një moment ka kërcënuar edhe median. Në përfundim, gjykata vendosi që 25-vjeçarin ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë. Ndërkohë, dy miqtë e tij janë liruar nga qelia dhe do të hetohen me masën e sigurisë së detyrimit për t’u paraqitur në prokurori. Ata akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.

Read More

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar këtë të shtunë në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, një ndër pikat më problematike për aksidentet rrugore. Mësohet se një kamionë dhe tre autovetura janë përplasur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar në njerëz.

Read More

Konflikti mes një çifti në zonën e Don Boskos në kryeqytet ka agravuar deri në përdorimin e thikës Ishin banorët e një pallati ata që njoftuan policine pasi dëgjon të bërtitura në një familje. Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes konstatoi që gruaja kishte qëlluar me thikë bashkëshortin. Ky i fundit është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Read More

Ministri i Financave të Francës tha më 27 gusht se shteti do të bëjë gjithçka që të mos rriten çmimet e rrymës, teksa çmimet në mbarë Evropën janë duke u rritur. Qeveria në Paris ka vendosur çmim tavan për të mbrojtur amvisëritë deri më 31 dhjetor dhe ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë një “rritje të kontrollueshme” të çmimeve. “Dyzet për qind i çmimit tavan do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit”, tha ai gjatë një konference për media në qytetin Metz. “Nuk do të ketë mbulim të çmimeve…

Read More