Moderatorja Luana Vjollca, ka zbuluar se po pushon në një nga ishujt më luksozë të Greqisë, Mykonos. Ajo ka publikuar disa nga momentet e saj në ishull, ndërsa në një nga story e saj në Instastory zbulon një nga ushqimet e saj të preferuara. Moderatorja tregoi se një nga gatimet e saj të preferuara është buka me vezë. Krahas fotos shkruan: Kush vdes për bukë me vezë si unë?
Author: tirana
Nga Elton Qyno Deizi Arapi, “gangësterja” nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll, nuk është liruar nga ndjekje penale siç deklaroi në rrjetet sociale, por vijon të jetë ende nën hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 28-vjeçarja Arapi në mesnatën e 23 gushtit, u arrestua në qëndër të qytetit të Bilishtit, pas një përplasje verbale me punonjësit e policisë së këtij qyteti. Arapi goditi me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës Kostandin Temo, dhe më pas kundërshtoi me forcë të gjithë anëtarët e patrullës së…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë gjatë kësaj jave që po lëmë pas në Jalë me të rinjtë e partisë që ai drejton. Ndërsa sot, ka publikuar në Facebook, një foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi në Llogara, duke konsumuar kos. Krahas fotos, Meta shkruan: “Kosi i Llogarasë, “qershia mbi tortë” e kësaj jave frymëzuese”.
Shtatori do të jetë verë. Të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë fillim shtatori, nuk duhet të shqetësohen pasi moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë. Sipas sinoptikanëve gjysma e parë e muajit shtator do të jetë me temperatura deri në 36 gradë, tipike për stinën e verës. Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore. Pjesa e parë e shtatorit do të jetë me temperatura mbi normalen e muajit, dhe vetëm në pjesën e dytë pritet një rikthim të temperaturave tipike të vjeshtës.
Një lojë e frikshme po përhapet me shpejtësi në New York, e quajtur ‘nokaut’, ku disa persona të dhunshëm qëllojnë me grushte njerëz të zakonshëm në rrugë për argëtim. Kjo lojë, e ngjashme me goditjen finale në një ndeshje boksi ka lënë të paktën 20 persona të plagosur në SHBA, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Gjigantja britanike ka publikuar një video të një burri ku shfaqe që e godet fuqishëm me grusht në një qendër tregtare në Brooklyn. Ajo që është më e rëndë është se kjo lojë nuk po bëhet nga persona me probleme…
Çmimeve të rritura që kanë “pushtuar” vendin tonë, nuk i kanë shpëtuar as tregtarëve të druve të cilët, mesa duket kanë shkuar në shifra absurde. Ish.zv-kryeministri Erion Braçe shkruan se çmimi i druve ka shkuar në 7000 mijë lekë nga 3500 që ka qenë për metër kub, e kjo sipas tij nuk është gjë tjetër veç se një abuzim. Për këtë, socialisti thotë se ky abuzim duhet të ndëshkohet. “Po çmimin e druve të zjarrit. Përse e rrisni??? Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët? Mos u bëni idiote! Do thoni që është rritur euro dhe dollari…
Noterja Elona Saliaj deklaron se vitet e fundit shumë politikanë shqiptarë, por edhe gjyqtarët, prokurorët si dhe zyrtarë të nivelit të lartë kanë kërkuar të lidhin kontratë paramartesore për regjimin e ndarë pasuror nga partnerët. fenomeni është se ata që ishin të martuar më herët , me marrëveshje po paraqiten tek noterët për të firmosur kontratën ku secili pranon jetesë në bashkësi familjare të përbashkët , por me pasuri të vecuara “Sigurisht politikanet janë të parët që e kërkojnë këtë gjë sepse e njohin më mirë ligjin, dhe janë më të kujdesshëm në këtë aspekt dhe kështu që përqindja më…
Pas incidentit në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrijnë në vendin tonë tre agjentë specialë, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë. “Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” , raporton TCH. Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë, ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Dobraç”, në dalje të qytetit të Shkodres. Një automjet është përplasur me murin në rrugë dhe më pas është kthyer në mes të rrugës si pasojë e përplasjes. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe autombulanca, të cilët kanë transportuar në spital drejtuesin e mjetit
Tirana mori fitoren e parë në kampionat, kundër Egnatias në transfertë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0. Kampionët në fuqi e zhbllokuan ndeshjen që në fillim, me mesfushorin Sherif Kallaku që u afrua në merkaton e kësaj vere. Nga fundi i pjesës së parë Qefalia u përplas me Hamzat dhe doli nga fusha i gjakosur. Ai u dërgua në spital, ndërkohë që ndeshja u ndal për 10 minuta. Gjendja e tij është më e mirë, ndërkohë që golin e dytë Tirana ia dedikoi pikërisht atij. Hasani ishet ai që ndëshkoi vendasit dhe më pas ngriti fanellën e Qefalisë. Egnatia…
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Europa është në rrezik nga sulmet pranë centralit bërthamor të zaporizhzhias. Komentet Kuleba i bëri përmes një reagimi në rrjete sociale, ku thotë se forcat ruse e kanë kthyer uzinën e Zaporizhzhia në bazë ushtarake, duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. “Pushtuesit rusë e kthyen NPP Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina”, ka thënë ai në një reagim për shtyp. Ndërkohë forcat ruse bombarduan qytetin ukrainas Sloviansk, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe një shkollë.
Disa hajdutë përdorin justifikime nga më të ndryshmet kur zbulohen dhe kur provat janë kundër tyre. Kështu ka reaguar një 44 vjeçar me inicialet F.H , i dënuar edhe më parë për vjedhje që u ndalua me iniciativë ( akt motivimi) citon, policia e Tiranës. Ai rezulton të ketë hyrë në një argjendari në pronësi të shtetasit K.H duke thyer xhamin e derës, prej nga ku mori një sasi të konsiderueshme florinjsh. Policia bën me dije se pasngjarjes, 10 ditë më vonë pronari i argjendarisë kishte kryer hetime personale dhe disponoi me të dhëna shtesë. Fashikulli që ju tregua gazetës…