Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga segmenti i ri Palasë-Dhërmi, për të cilin thotë se tashmë lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik. Po ashtu kreu i qeverisë u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES, dhe me segmentin e ri Palasë-Dhërmi, i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar e shkurtuar kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.