Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar kundër kërkesave të bëra nga Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ndaj qeverisë për rihapjen e basteve.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se kjo është ide e Ramës, i cili deri përpara disa vitesh shprehej kundër.
Vasili thotë se Rama tashmë ka nxjerrë disa drejtues federatash që kërkojnë rihapjen e basteve në mënyrë që të ndihmohet sporti.
Deputeti i PL-së thotë se sporti nuk zhvillohet me bixhoz.