Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, mësohet se ka nisur puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri.
Teksa bëri me dije lajmin, kryeministri Rama përmes një postimi në facebook, shkruan edhe se projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit, si edhe e quan një arterie me impakt ekonomik dhe social për Tiranën.
“Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut”, u shpreh Rama.
