Author: tirana

Kur jemi një javë para se të nisë sezoni i ri futbollistik 2022-2023 në Serie A, Milan është përsëri një nga skuadrat që mbetet favorite për të luftuar për titullin kampion. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka “zbërthyer” Milanin për, “La Gazzetta dello Sport”, teksa i ka idetë e qarta në lidhje me objektivat e “djallit”, gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion dhe çfarë kërkon nga pjesa e mbetur e merkatos. “Për të fituar duhet talent, për të përsëritur veten duhet karakter. Do të luftojmë për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa në Champions dëshirojmë të përmirësohemi. Aty janë 4-5…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat komentoi ngjarjen tragjike në Himarë, duke u ndalur edhe tek protesta e zhvilluar ditën e djeshme. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkarkojë dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë në Potam. “Bën një status e fillon dhe mbaron me Berishën por nuk gjen dot ashpërsinë për t’i dërguar një ngushëllim familjes që humbi fëmijën për shkak të këtij soj ministri, për të cilin nuk ekziston ligj dhe as moral. Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmë të krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontrollet për deklarimin jo real të pagave nga kompaninë e sigurimeve, medieve dhe institucionet e arsimit privat. Sipas analizës së thelluar të Drejtorisë së Riskut në Administratën Tatimore Plan sektorial për kontrollin e informalitetit të pagave, rezulton se krahas tregtisë dhe ndërtimit, edhe këto tre sektorë të tjerë paraqesin rrezik të lartë për evazion në paga. Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Në vijim të luftës kundër informalitetit dhe të denoncimeve të mbërritura në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore lidhur me informalitetin e pagave, vijon të mbetet mjaft shqetësues fenomeni i…

Read More

Ish-polici Arjan Tase që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë ka mbërritur në ambientet e gjykatës në Vlorë. Seanca drejtohet nga gjyqtarja, Viola Canaj ndërsa prokurore e çështjes është Eranda Visoci dhe avokat mbrojtës, Aleks Prifti. Policia e ka referuar ngjarjen e 2 gushtit, ku u përplas për vdekje nga gomonia 7-vjeçaria në Himarë, si vrasje nga pakujdesia ndërsa Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases, duke kërkuar ndryshim akuze në “vrasje me dashje në rrethana indirekte”

Read More

Ledri Vula po vazhdon turin me koncertet dhe mbrëmjet muzikore. Reperi është një ndër më të pëlqyerit nga estrada shqiptare dhe fansat janë të shumtë. Një 13 vjeçare ka marrë pjesë në një nga koncertet e fundit, gjë që i ka rënë në sy dhe reperit nga Kosova. Teksa e pyeti për emrin dhe moshën, Ledri shkaktoi të qeshura kur iu drejtua: “Erta nëse ndonjë djalë të nguc veç i thu përveç zemrës krejt t’i fali”, duke paralajmëruar kështu këngën e radhës. Ky moment i këndshëm është bërë viral në rrjete sociale.

Read More

“Sot turizmi ka pësuar goditje të rëndë”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat. Më tej ai u shpreh se po falimenton sektori në të cilën shqiptarët kanë investuar gjithçka çfarë kanë pasur. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për ti dhënë përgjigje këtij regjimi. Pjesë nga fjala e Berishës: Keni dëgjuar ndonjë masë të vetme nga qeveria për të mbështetur turizmin? Punëson një çerek milionë qytetarë në sezon.Nuk gjejnë punonjës dhe punëtorë. Ky njeri ka ndërmend të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, sepse po i largon të vetët. Ky që blen like nga Bangladeshi, standardet…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat u pyet nëse ka biseduar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aksionin opozitar dhe çështje që do të trajtohen. Berisha u shpreh se ende nuk ka biseduar, por shtoi se Meta është një opozitar i vërtetë. Pyetje: Jeni ulur me metën për të diskutuar mbi pikat e aksionit opozitar? Meta: Nuk jemi ulur, por një opozitar i vërtetë e ka të qartë se afera si djegësat nuk mund ti lëshojë dhe ti falë kurrë. Meta është një opozitar i vërtetë dhe çdo opozitar atë ka. Dokumentet,…

Read More

Ermal Mamaqi është përplasur me Iva Tiçon dhe shkak është bërë libri i tij i parë që titullohet “Në garë me veten”. Anisa Kushta, një emër i njohur në rrjete sociale për postimet ironike, bëri një status lidhur me komedianin, me një fotomontazh të një libri ku thuhej “Në garë me qentë e lagjes”. Iva komentoi: “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruar që keni nxjerrë këtë veper, vetëm duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të thella…

Read More

Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim në facebook është shprehur me kritika ndaj ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Ndërsa ka publikuar fotografi, Berisha drejtuar me akuza thekson se ministri i familjes Çuçi është skafo-ministër. Statusi: Ministri i familjes Çuçi eshte skafo-minister! Te dashur miq, mediat njoftojne se ministri i familjes Çuçi eshte anetar i Shoqates se Skafisteve, pra eshte Skafo minister ose xhan i skafisteve dhe veprave te tyre. Shoqata e ministrit te familjes, i cili ende nuk ka thene asnje fjale per vrasjen makaber te vogelushes 7 vjecare nga polici trafikant, ka anetare kontrabandiste si S.…

Read More

Marjus Musaku është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi akuzohet për veprat penale për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. 32-vjeçari Marjus Musaku, u arrestua pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armëve të ftohta, shtetasen Ersida Dyrmishin. Marjuas Musaku ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të ish-gruas, u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që…

Read More

Kina ka njoftuar se po sanksionon kryetaren e SHBA-së, Nancy Pelosi dhe familjen e saj të ngushtë për vizitën e saj në Tajvan. Ministri i Jashtëm Wang Yi tha se Pelosi kishte “ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, kishte dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, shkeli seriozisht parimin e një Kine dhe kërcënoi seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, thuhet në një deklaratë. Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet të bashkohet me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.

Read More