Author: tirana

51-vjeçari shqiptar që vrau me thikë pak ditë më parë bashkëshorten e tij në Zakinthos të Greqisë, i penduar për krimin, iu kërkoi falje fëmijëve, pa bërë komente të tjera. Motivi për vrasjen ishte xhelozia që autori kishte ndaj të shoqes. 40-vjeçarja kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakinthosit, ku kishte denoncuar për herë të dytë 51-vjeçarin për sjellje të dhunshme dhe abuzive.Pasi ajo u kthye në shtëpi, e në kohën kur autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, ai e ka pritur në hyrje të banesës dhe e ka dhunuar. Në tentativë për t’u arratisur, ajo vrapoi te shkallët e fqinjëve,…

Read More

Pas përfundimit të konferencës për shtyp me gazetarët, presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë apartamente në projektin e Portit të Durrësit. Sipas ish-presidentit, kjo është një aferë e pastër korruptive që synon të grabisë paratë e qytetarëve. “MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për…

Read More

IEVP Peqin ka marrë masa kundrejt tre të paraburgosurve që goditën dje punonjësit e policisë dhe nuk zbatuan rregulloren e orarit të përcaktuar për t’u futur në qeli. Ndaj të paraburgosurve Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliun u morën këto masa: a) Përjashtimi i tyre të për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në regjimin e veçantë për 90 ditë c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për…

Read More

Gjeneral brigade, Arben Kingji, ka marrë sot zyrtarisht detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai u prezantua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili, gjatë fjalës së tij theksoi se Kingji vjen në këtë detyrë si një produkt i natyrshëm i karrierës së suksesshme dhe sfiduese të një ushtaraku shqiptar, pas një pune të gjatë 28-vjeçare. Nga ana tjetër, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji u zotua se “Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të zhvillohen e integrohen, me qëllim kryerjen me profesionalizëm të angazhimeve dhe kontributit për…

Read More

Moderatorja Alketa Vejsiu kerkon ndihmen e ndjekesve. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Vejsiu shkruan se prej 4 ditësh i ka humbur valixhja transit në Vjenë dhe se ka mbetur pa rroba. Ndaj, për shkak se nuk është përballur më parë me një situatë të tillë, pyet ndjekesit nese jane perballur dhe ata me dicka te tille. “Kam 4 dite qe me ka humbur valixhja transit ne Vjene! Pa rroba, vetem me cante dore, ne kete udhetim do shikoni megjithate nje njeri te gezuar. Nese keni pervoja te ngjashme me thoni ju ka ardhur valixhja? Pas…

Read More

Qeveria amerikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve. Sipas zyrtarëve shëndetësorë rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA në dy muajt e fundit. Sekretari i shërbimeve shëndetësire, Xavier Becerra deklaroi më 4 gusht se ky vendim pritet që të bëjë të mundur lëvrimin e fondeve shtesë dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Becerra deklaroi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme ta çojnë në një nivel tjetër kundërpërgjigjen ndaj virusit dhe i bëjnë thirrje popullit amerikan që ta marrë seriozisht linë e majmunëve.” Sipas…

Read More

Një 36-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 84-vjeçare. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky i fundit në banesë, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe, banuese në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Read More

“Tani që kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi ka arritur të vizitojë Tajvanin, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që e ka bërë këtë në 25 vjet, a nuk do të duan të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen?”, shtron pyetjen BBC. Ndërkohë Kina ka zhvilluar ushtrime të mëdha me zjarr të drejtpërdrejtë të një shkalle të tillë, kaq afër Tajvanit, pse të mos e bëjmë përsëri? Sa herë që avionët luftarakë kinezë fluturojnë më afër ishullit ose në numër më të madh, vendoset një standard i ri “normaliteti”. Pra, nëse Ushtria Çlirimtare…

Read More

Janë sa të dëmshme për shëndetin tuaj, sa edhe të bezdisshme estetikisht. Në fakt, sipas mjekëve ju duhet të luftoni përditë për të mos patur variçe në këmbët tuaja dhe mund të keni sukses. Si mund të arrihet kjo? Ushqimi i mirë, pak sport në jetën tuaj, sa më shumë lëvizje, jo qëndrim të gjatë në këmbë, jo kryqëzim të këmbëve ulur. Venat varikoze janë vena të zgjeruara dhe të përdredhura. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtëme.Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë, i cili rrit…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj kritikave të shumta që mori pas publikimit të një fotoje, ku shihej duke zbritur nga një skaf në bregdetin e Palasës. Kjo erdhi pas reagimit të gazetarit për ngjarjen tragjike të Himarës, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avdia. Nisur nga zhurma e madhe që u bë, drejtuesi i emisionit “Opinion” ka bërë një sqarim në rrjete sociale. Ai thotë që po bën edhe autokritikë nëpërmjet këtij reagimi ndërsa shpjegon se fotot janë shkrepur në 16 dhe 17 Korrik, kohë kur po realizonte disa dokumentarë për plazhet e jugut për…

Read More

Ish-polici Arjan Tase që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit u la në burg nga Gjykata e Vlorës. Në seancë Tase ka pranuar krimin dhe ka deklarurar se nuk do ta ankimojë. Ai i ka shprehur ngushëllime familjarë si dhe ka kërkuar falje për këtë ngjarje. Burime bëjnë me dije se Tase ka qënë i rënduar psikologjikisht dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar i heshtur.

Read More

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare. Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte. Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal. I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën…

Read More