Këngëtari Mentor Haziri ka kritikuar organizmin e festivalit ‘Sunny Hill’ që po zhvillohet në Prishtinë. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se disa këngëtarë shqiptarë po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, edhe pse i kanë të gjitha kushtet për të interpretuar live. “Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan Haziri.
Author: tirana
Ministria e Mbrojtjes ka informuar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas Emergjencave Civile, në 24 oret e fundit janë raportuar në total 24 vatrja zjarri në të gjithë territorin. Bëhet me dije se nga të gjithë vatrat janë shuar 16 prej tyre, ndërsa mbeten aktive 9. Për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, dhe 37 automjete zjarrfikëse.
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë çmimet e reja për karburantet në vend. Bordi ka vendosur të ulë me vetëm 1 lek çmimin e naftës, ndërsa me 8 lekë benzinën. Po ashtu, edhe çmimi i gazit është ulur me 1 lekë. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo…
Partia Demokratike, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke mos u ofruar asnjë paketë mbështetëse atyre në krizën e thellë ekonomike që ka goditur vendin për shkak të rritjes së çmimeve. Në një deklaratë për mediat, Teliti theksoi se duhet ndërhyrje e menjëhershme në buxhetin e vitit 2022. DEKLARATA: Kush më mirë se ju e ndjen krizën ekonomike që vazhdon të thellohet dita ditës?Çmimet vazhdojnë të rriten, ata që marrin ushqime me listë shtohen çdo ditë, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme. Sipas raportit të fundit të OKB,…
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë ka përplasur një grua, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Nuk dihet ende identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe i drejtuesit të makinës. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nga Ben Blushi FLORENCI, TREGTI ME LIBRAT E MI Në plazh pashë një burrë që shiste libra. Si quhesh,i thashë Florenc,tha Nga je Florenc ? Nga Cërriku,tha Florenci Sa ke që merresh me libra? Kam katër vjet,tha Florenci Po më parë cfarë pune ke bërë ? Kur isha 12 vjec shkova emigrant në Greqi Me familjen? Vetëm,tha Florenci Cfarë bëre aty? Punova në një familje, më mbajtën mirë Pse u ktheve nga Greqia ? Kur mbusha 19 vjec erdha në Vlorë te prindërit dhe u martova U martove kaq i ri? Një javë pasi u ktheva nga Greqia më gjetën…
Zëvendës kreu i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit, i cili drejtoi prodhimin e raketave, u gjet i vdekur në një hotel në Pingtung, në jug të Tajvanit. Ou Yang Li-hsing, 57 vjeç dyshohet se vdiq nga një atak në zemër. Familjarët kanë konfirmuar se i ndjeri kishte probleme me zemrën. Ou Yang, i cili ishte përgjegjës për projekte të ndryshme të prodhimit të raketave, ishte në një udhëtim pune në Pingtung. Institucioni në pronësi të ushtrisë po punon për më shumë se dyfishimin e kapacitetit të tij vjetor të prodhimit të raketave në afërsisht…
Pas nëntë muajsh, Kim Kardashian dhe komediani Pete Davidson, i kanë dhënë fund historisë së tyre të shkurtër. Lajmin e kanë bërë publik mediat amerikane. “Kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të punës e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje”, citohet një burim pranë çiftit, shkruan People. Në pritje të finalizimit të divorcit nga Kanye West, nisi historinë e re të dashurisë me Davidson, 28-vjeçar. Romanca e tyre filloi kur Kim u be moderatore për një natë e “Saturday Night Live”, në tetor 2021.
Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re, pasi luftimet mund të përqendrohen në territor prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit, ka thënë inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe të shtunën. Forcat ruse ka shumë mundësi që janë duke u mbledhur në jug të Ukrainës, në pritje të ndonjë kundër-sulmi, apo janë duke bërë përgatitje për sulm tjetër, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter. Konvoje të gjata të kamionëve dhe tankeve ushtarake ruse, me artileri dhe armë tjera, vazhdojnë të largohen nga rajoni Donbas i…
11 persona kane humbur jeten si pasoje e një aksident të rëndë trafiku në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës. Autobusi me targa polake doli jashtë rrugës nga Brezniçki Hum për në Komin, në drejtim të Zagrebit, rreth orës 05:30. Te plagosur mbeten 34 persona. Megjithate, shifrat e raportuara nga mediat vendase nuk jane konfirmuar ende ne rruge zyrtare. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset.
Dy persona janë gjetur të pajetë. Sipas policisë një 61-vjeçar me inicialet Y.T., është gjetur i mbytur në lumin Seman. Nje 61-vjeçar, banues në Gorishan, Berat, u gjet i mbytur në lumin Seman, kuse një tjetër qytetar u gjet i pajete në plazhin e Divjakës. “-M. Dh., 86 vjeç, banues në Lushnjë, u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës”, thuhet në njoftim.
Një 26-vjeçar, i cili ishte futur brenda nje banese ne Vlore per te grabitur, eshte arrestuar nga policet e zones, pasi u pikas nga pronarja e baneses. Pasi vodhi një aparat celular në banesën e saj, i riu tentoi të largohej duke u hedhur nga ballkoni, por arratia nuk zgjati shume. 26-vjeçari i arrestuar, me inicialet G.Ç., i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër.