Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë larguar të dielën nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt. Miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar në Ukrainë, duke kërcënuar me krizë ushqimore dhe rritje çmimesh në botë. Javën e kaluar është shënuar hera e parë kur një anije është larguar me grurë nga portet ukrainase prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt. Anija e parë ka transportuar 27.000 tonë të misrit. Katër anijet që kanë nisur transportimin të dielën, do të inspektohen nga Turqia. Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit,…
Author: tirana
Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Neë York, ku një 35-vjeçar hodhi gruan e tij nga ballkoni i banesës, e më pas i dha fund jetës. “Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë…
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë të dhëna në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas Emergjencave Civile, në 24 oret e fundit janë raportuar në total 243 vatra zjarri në të gjithë territorin. Bëhet me dije se nga të gjithë vatrat janë aktive në 4 bashki. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 327 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse.
Dy të rinj shqiptarë, Artan Palluci, 29 vjeç dhe Elidon Elezi, 22 vjeç, akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Tomasz Waga më 28 janar 2021. Autoritetet britanike i kanë shpallur në kërkim dhe kanë vënë në dispozicion një shpërblim deri në 10 mijë paund, për ata që do të ndihmojnë ose do të japin informacione që do të bëjnë të mundur gjetjen e tyre. Inspektori detektiv Stuart Wales, nga Policia e Uellsit të Jugut, tha: “Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera…
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kritikuar disa kolegë të saj, të cilët kanë dështuar të sjellin hite këtë verë si dhe kanë qenë të dobët në paraqitjet e tyre ‘live’. “Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore… kaq servilizëm”, shkroi Zeqiri në Tëitter. Kjo deklaratë mori reagime të shumta nga ndjekësit e saj, çka detyroi këngëtaren të japë një sqarim. “Ps. Po flisja për performancat live (i këndoj vetëm këngët e mia dhe të miat)”, shkroi këngëtarja e hitit “Dashni”.
Sekuestrohen 19.450 euro në Pikën Kufitare të Kakavijës. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin italian G. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e tij, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 19.450 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin…
Kevin Federline, ish-partneri i Britney Spears, me të cilën ka dy fëmijë, foli për yllin e popit dhe marrëdhënien e saj me fëmijët, si dhe për kujdestarinë e detyrueshme 13-vjeçare. Ai zbuloi se këngëtarja ka një marrëdhënie të vështirë me djemtë e saj, 16-vjeçarin Sean Preston dhe 15-vjeçarin Jaden. Sipas Federline, pavarësisht se kohët e fundit ajo është zhvendosur në të njëjtën lagje, Spears nuk i ka parë fëmijët e saj pasi ata i kanë kërkuar t’i rrijë larg. “Djemtë kanë vendosur që të mos e takojnë tani”, shpjegoi “K-Fed”. “Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata vendosën të…
Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të diel ta kalojë larg zhurmës së kryeqytetit. Kryetari i Partisë së Lirisë ka publikuar një foto nga bregdeti. I veshur sportiv, ish-presidenti e ka nisur ditën duke uruar për sa më shumë freski. “Mirëmëngjesi miq! Uroj një të diel të freskët dhe ripërtëritëse për të gjithë”, shkruan Meta.
Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza. Khaled Mansour është vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas. Ky pjesëtar me ndikim në grup u ka mbijetuar pesë tentim-vrasjeve nga ushtria izraelite në të kaluarën. Ai akuzohet për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas. Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të grupit palestinez, përfshirë liderët – Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari – janë në mesin e 29 palestinezëve që raportohet të kenë vdekur. Rreth 400 raketa palestineze…
Miqtë e Florind Belliut, i cili hodhi nga ballkoni i banesës në New York gruan e tij e më pas i dha fund jetës, shprehin dhimbjen nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale, duke ngushëlluar familjarët e çiftit për këtë tragjedi. 35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare për largimin në SHBA, ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë një aktor i famshëm, por që nuk ishte realizuar. Rezulton se ai kishte punuar në një agjenci imobiliare. Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për…
Një video në TikTok e publikuar nga aktorja Monika Lubonja ka ngritur dyshimet se aktorja i ka dhënë fund beqarisë. Ajo shfaqet e veshur me të bardha, duke kërcyer me disa lule në dorë. “Po e provoj përsëri”, shkruan aktorja. Menjëherë në rrjet nisën dyshimet se aktorja mund të jetë në prag martese, madje edhe ndjekësit e kanë pyetur nëse ka ndonjë dasëm së shpejti. “Moos”,i ka shkruar një ndjekës Monikës, e cila i është përgjigjur me disa emoji.
Një shqiptar ka plagosur me thikë një grek në Greqi. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa vlen të theksohet se po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte konsumuar drogë.