Author: tirana

Në këtë periudhë konsumi ka shënuar rënie për produktet e shportës që varion nga 15 deri në 40% më pak krahasuar me vjet. Kompanitë kryesore të prodhimit dhe importit në vend pohojnë se arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit janë rritja e çmimeve nga shtrenjtimi i kostove dhe emigracioni masiv i popullsisë, kryesisht të rinjve. Në qershor, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4%, niveli më i lartë në 20 vjet, i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburanteve. Për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, tendenca e konsumit është me…

Read More

DASHIInvestimet e reja do të jenë produktive, por kini kujdesi. Ju mund të humbisni kohë duke u përfshirë në një debat të panevojshëm, i cili vetëm do t’ju shqetësojë. Shmangni marrjen e stresit ose ngarkesës së panevojshme. DEMIDo të merrni para që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale financiare. Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes kur ndërveproni me njerëz të rëndësishëm. Pavarësisht se jeni mes njerëzve, sot do të ndiheni të vetmuar. BINJAKËTMungesa e vullnetit tuaj mund t’ju bëjë të ndiheni viktimë e rrethanave. Do të jeni në humor për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para por do…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike në New York, ku aktori shqiptar Florind Belliu hodhi gruan e tij, Ornelën, nga kati i 6 i banesës, e më pas u hodh edhe vetë. Ata jetonin prej disa vitesh jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa në New York rezulton se ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.  E gjithë skena është parë nga dy fëmijët e mitur të çiftit që jetonin me ta. Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë…

Read More

Aldo Tuci, i cili rezulton të jetë pronari i një kazinoje në Zimbabve, ka dalë ditën e djeshme para Gjykatës në Zimbabve, pasi akuzohet se ka përdhunuar një prej punonjëseve të tij. Ai e ka ftuar punonjësen brenda ambientit në pronësi të tij dhe ka abuzuar kur nuk ka qenë askush tjetër i pranishëm. Gjykata dëgjoi se 29-vjeçarja ishte e punësuar në kazinonë e tij në Greystone Park. Në gjyq u tha se Tuci i tha asaj se kishte ndërmend të kryente marrëdhënie intime me të, në mënyrë që ajo të siguronte punën e saj. Çështja doli në dritë pasi…

Read More

Policia e Kosoves eshte sulmuar me arme zjarri kete te shtune, teksa ishte duke patrulluar në liqenin e Ujmanit. Në një njoftim zyrtar nga autoritetet në Kosovë është bërë me dije se ndaj policisë është qëlluar rreth 10 herë, ndërsa nuk raportohet për të plagosur. Njoftimi: Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri. Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10…

Read More

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin sot në Vlorë për një vend parkimi. Bëhet me dije se shtetasi R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë” njofton policia.

Read More

PD ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Luciano Boci u shpreh se raporti raporti konfirmoi edhe njëherë denoncimet e PD, duke shtuar se Shqipëria është vend i vështirë për biznes, për shkak të korrupsionit me PPP-të, në gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale. Deklarata “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve është një tjetër certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Konstatimet e shprehura aty mund të merren fare mirë si tekst për një manual të korrupsionit. Partia Demokratike vëren, me…

Read More

Kompresa të ngrohta Një mënyrë për të qetësuar dhimbjen e veshit është aplikimi i kompresave të ngrohta. Hudhër Hudhra ka veti antibakteriale që lufton çdo burim të infeksionit në veshin tuaj. Ju mund të shtypni disa thelpinj hudhër t’i vendosni në një copë të pastër dhe me të të mbuloni veshin. Rrini shtrirë për 20 deri në 30 minuta. Vaji i pemës së çajit Një tjetër kurë natyrale është vaji i pemës së çajit, falë vetive antibakteriale, antiseptike, antifungal dhe anti-inflamatore që luftojnë burimin e dhimbjes së veshit. Gjithashtu mund të përzieni vajin e pemëve të çajit me vaj ulliri…

Read More

Izraeli ka thënë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez, Xhihadi Islamik, në disa bastisje të kryera rreth Bregut Perëndimor. Një ditë më parë, Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër shënjestrave në Rripin e Gazës. Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore, përfshirë liderin e Xhihadit Islamik, Tayseer Jabari. Izraeli ka thënë se sulmet kanë pasuar një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi. Disa raketa janë nisur nga Gaza drejt Izraelit përgjatë natës, dhe shumica prej tyre janë ndalur, ka thënë ushtria izraelite. Kjo dhunë e raportuar përbën përshkallëzimin më serioz në mes të Izraelit dhe Gazës këtë…

Read More

11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në autostradën Zagreb-Goriçan. Në autobusin me targa polake, i cili doli nga rruga dhe ra brenda një kanali, kishte pelegrinë që ishin nisur për në Medjugorje nga qyteti i Tomaszoë Mazoëiecki, i cili është rreth 1350 km nga destinacioni përfundimtar. Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur, por paraprakisht dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon. Të aksidentuarit janë dërguar në spitale të ndryshme, ku po marrin…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi gjatë një kontrolli në lokalin që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina”, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike. Në pranga ranë E. V., 27 vjeç, menaxheri i lokalit dhe klienti A.R., 37 vjeç. Ata u arrestuan për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. U shpall në kërkim pronari i lokalit, I. Ç., 48 vjeç. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë I. N., 27 vjeç,…

Read More

1. Luleshtrydhet. Ato mund të përdoren qoftë në sallata, tërshërë, smoothie. A e dini se njëqind gramë luleshtrydhe përmbajnë vetëm 33 kalori?! Ata janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e shëndetit dhe imunitetit të lëkurës. 2. Mjedrat Njëqind gramë mjedra kanë vetëm 53 kalori. 3. Shalqinjtë Ky frut është gjithë ujë dhe lëndë ushqyese. Rreth 94% e një shalqirit është ujë.100 gram shalqi ka vetëm 30 kalori. 4. Pjeshkët Njëqind gram pjeshkë vetëm 39 kalori. Ato kanë “komponime fenolike që dihet se kanë veti kundër mbipeshës, anti-inflamatore dhe antidiabetike, dhe përbërja e rregullt e pjeshkës mund të ndihmojë në sindromën metabolike”. Pjeshka…

Read More