Britney Spears ka reaguar pas deklaratës së ish bashkëshortit të saj, Kevin Federline se ajo nuk është takuar me djemtë adoleshentë për muaj të tërë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kevin tregoi se si djemtë e tyre kishin vendosur që të mos e takonin të ëmën. Preston, 16 dhe Jayden, 15 madje zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari këtë pranverë, pasi ylli 40-vjeçar dominonte titujt kryesorë dhe postonte shpesh foto të zhveshura të saj në internet, tha Federline për Daily Mail. “Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata…
Author: tirana
Vijojnë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”. Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë. Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip…
Si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë zonën e Bukmirës në Mirditë OSSH është detyruar të stakojë për siguri linjën Rrëshen-Kaçinar. Si pasojë pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në Rrëshen dhe Lezhë. OSSH bën me dije se linja do të mbahet e stakuar deri në normalizimin e situatës. Njoftim Si pasojë e një zjarri të rënë në afërsi të NST Kaçinar sot paradite, OSSH është detyruar të stakojë për masë sigurie linjën Rrëshen-Kaçinar. Pa energji kanë mbetur këto zona në Rrëshen dhe Lezhë Rrëshen Pjesërisht: Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Shëngjergj, Gjinal, Qafvorrëz, Bukmirë., Simon, Karricaj Shpe Shpërdhazë Lezhë Pjesërisht;…
Larja e tepërt Larja shumë e shpeshtë e fytyrës mund të plakë lëkurën tuaj. Mos e lani fytyrën më shumë se dy herë në ditë, me përjashtim kur stërviteni. Përdorni produkte të gabuara Sigurohuni që të përdorni produkte të përshtatshme për larjen e fytyrës. Produkte si sapuni dëmton dhe than lëkurën, shkatërron yndyrnat natyrale të fytyrës dhe shkakton acarim. Përdorni produkte me përbërës qetësues si çaji jeshil ose aloe vera. Nëse keni probleme me aknet, përdorni produkte që përmbajnë acid salicilik. Përdorimi i gabuar i peeling-ut Nuk duhet të bëni shumë shpesh peeling. Rekomandohet një herë në javë. Shërben për…
Një 60-vjeçare ka rrezikuar të mbytej në det paraditen e kësaj të diele në zonën e “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Bëhet fjalëpër gruan me iniciale D. M., e cila është dërguar në spital, ku aktualisht gjendet nën kujdesin e bluzave të bardha. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gazetarja ruse, Daria Aslamova, është shpallur të dielën person i padëshirueshëm në Kosovë. Me vendim të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet. “Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook. Daria Aslamova është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri të vendit më 6 gusht. Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë ka raportuar më 7 gusht se media ku punon…
Përfshihet nga flakët një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korçës. Shkak dyshohet të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Me moton “Drejtësi për Jonadën”, ditën e hënë pritet të zhvillohet një tjetër protestë qytetare përpara Ministrisë së Brendshme. Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ish-kryeministri Sali Berisha,me anë të një postimi në Facebook, shkruan se mbështet plotësisht protestën e tyre. “Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shkruan Sali Berisha.
Pas Vlorës, dalin në proteste edhe pronarët e mjeteve lundruese në Velipojë. Policia kufitare nuk i lejon të dalin në det dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndaj ata kërkojnë zgjidhjen e problemit, ndërsa pretendojnë se janë të rregullt me dokumentacionin dhe janë të kujdesshëm në lëshimin me qira. “Ne ushtrojmë biznesin në Velipojë. Kam 14 vite që punoj te pista, jam zonë emergjente. Vetëm hajrin ma ka parë policia dhe jo sherrin. Shumë jetë njerëzish kemi shpëtuar. S’po na japin zgjidhje, jo sot, jo nesër. Tatimet dhe dokumentet i kemi në rregull, policia nuk po na jep asnjë zgjidhje.…
Modelja Angela Martini ka postuar një InstaStory një foto ku shihet e shtrirë në spital, duke marrë serum. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me bukuroshen shqiptare, pasi ajo ka zgjedhur që mos të japë shumë detaje rreth problemeve shëndetësore që po kalon.
Një 53-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në fshatin Gjobardhaj, pas informacioneve policore se në atë zonë kultivoheshin bimë kanabisi. Policia ka asgjësuar me anë të djegies bimët, ndërsa bën me dije se po vijon kontrollin e zonës me anë të dronëve. Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Porti i Durrësit ka shënuar këtë të dielnjë fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Sot, kanë mbërritur katër tragete, tre nga Bari dhe një nga Ankona. Sakaq, gjatë mbrëmjes pritet që të mbërrijnë edhe dy tragete të tjerë nga Bari. Një ditë më parë kanë hyrë 5 tragete që lundrojnë nga Bari dhe Ankona.