Përfshihet nga flakët një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korçës. Shkak dyshohet të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
