Një aksident ka në mesditë në aksin që lidh Vlorën me bregdetin e Jugut, pranë Llogarasë. Përplasja e dy automjeteve ka paralizuar trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e Jugut. Radha e automjeteve në pritje ka qenë kilometrike në të dy kahet e rrugës. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa…
Author: tirana
Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës. Sipas policisë dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar . Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi…
Pavarësisht premtimeve pas marrjes së pushtetit nga qeveria e re e Talbanëve dhe largimit të amerikanëve, Afganistani është tashëm i gjunjëzuar dhe qytetarët janë në një gjendje të dëshpëruar. The Guardian sjell një pasqyrim të situatës në këtë shtet nën regjimin e talebanëve. Maryam, ky nuk është emri i saj i vërtetë, ndjek klasën e gjashtë në Kabul, ndërkohë që sipas rregullave të qeverisë së re, shkollimi i saj do të përfundojë shumë shpejt, pas vetëm disa muajsh. Por 10-vjeçarja, ka një “strategji” për të qëndruar edhe një vit në shkollë. “Do të sigurohem që të mos u përgjigjem saktë shumë…
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një…
Javën e ardhshme i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese që kemi përjetuar prej disa javësh duket se do të largohen. Duke nisur nga dita e hënë do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave sa u përket vlerave ekstreme, të cilat do të vijojnë të ulen edhe përgjatë ditëve të ardhshme. Ndërkohë që në të gjithë territorin gjatë javës pritet të ketë edhe reshje shiu të shoqëruara me ngarkesa elektrike. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore. Gjatë…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Bukëmirës në Mirditë. Zjarri ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi. Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse ishin nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët. “Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa…
Dita e djeshme ka shënuar edhe nisjen e “zonës së zjarrit” në garën për kryeministrin e ri të Britanisë, pasi nëse deri tani kandidatët ishin duke shpalosur platformat e tyre, dje është kaluar në “sulme” ndaj kandidatit kundërshtar. Kandidatja Liz Truss fajësoi kundërshtarin e saj Rishi Sunak për “shtrimin e rrugës” së recesionit për Britaninë. Sekretarja e Jashtme tha se politikat që kanë çuar në situatën aktuale u vendosën kur në detyrë ishte ish ministri Sunak. Megjithatë, mbështetësit e këtij të fundit thanë se planet për uljen e taksave të zonjës Truss vetëm sa do t’i përkeqësonin gjërat. Votuesit konservatorë duket…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një reagim më të fortë ndërkombëtar ndaj “terrorit bërthamor” të Rusisë pas raportimit të bombardimeve të reja në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zelensky bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë bërthamore ruse dhe karburantit bërthamor. Talked with @eucopresident Charles Michel, told about the situation on the battlefield, in particular at the Zaporizhzhia NPP. Russian nuclear terror requires a stronger response from the international community – sanctions on the Russian nuclear industry and nuclear fuel. (1/2)— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 7, 2022
Një numër i madh udhëtarësh është regjistruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Vetëm në hyrje regjistrohen 5,913 pasagjerë, ndërsa sa i përket mjeteve, janë regjistruar 1,332 të tilla pa përfshirë kamionët. Në këtë port kanë mbërritur deri tani katër tragete, tre nga Bari dhe një nga Ankona, ndërsa deri në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe dy të tjerë.
Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët. Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten. “Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.” Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik. Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur…
Egzon Belica është pranë largimit nga Partizani. Qendërmbrojtësi po tenton të gjejë një skuadër të re. Pista e parë që ka dalë është ajo e Shkëndijës së Tetovës, sikurse shkruan Infosport.mk në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë duan të përforcojnë prapavijën dhe Belica është një okazion i mirë.
Milani ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj skuadrës modeste të Serie D, Pergolettese. Për kuqezinjtë ka spikatur blerja e verës, mesfushori me tipare sulmuese Charles De Ketelaere. Ai ka shënuar tre prej golave në fitoren 7-1 të Milanit, një prej tyre me penallti. Dy gola edhe për sulmuesin e ri serb, Lazetic, ndërkohë që e gjetën rrugën e rrjetës edhe Pobega e Adli.