Sot në orën 19:30 në Ministrinë e Brendshme, do të mbahet protesta e dytë për tragjedinë e Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada si pasojë e përplasjes nga një skaf që drejtohej nga komisari i Policisë, Arjan Tase. Protestuesit do të mblidhen për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga Partia Demokratike dhe…
Author: tirana
Dashi Nëse sot nuk e keni ditën shumë të ngarkuar mund të merrni kohë boll për t’ju përkushtuar pasioneve tuaja dhe partnerit/es. Beqarët duhet të përfitojnë sot nga takimet që do realizojnë sepse do të kenë mundësi të mira. Kujdes me financat, mos e teproni me shpenzimet. Demi Keni marrë përsipër më shumë gjëra nga sa mund të përballoni ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do t’ju nevojitet të ndani mirë objektivat tuaja parësore. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do i marrin gjërat si t’ju vijë. Në planin financiar parashikohet një ditë me…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga aksi kombëtar Kardhiq-Delvinë, ku edhe ka ndarë opinionet e qytetarëve. Po ashtu kreu i qeverisë thekson se tashmë ky aks i ri ofron një spektakël të natyrës shqiptare. “MIRËMËNGJES dhe me qytetarët që flasin nga aksi kombëtarë Kardhiq-Delvinë, i cili ofron një spektakël të natyrës shqiptare bashkë me Sarandën që arrihet shumë më shpejt përmes tij, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Kjo e hënë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në verilindje, Juglindje dhe zonën qendrore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-24 gradë, vlerat maksimale do te jene me rënie 28-33°C në veri deri në 33-36°C në zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.
Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve. Madje edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj. Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun. Njolla të bardha Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të…
Prej orëve të vona të pasdites së sotme vijon të digjet nga flakët kurora e gjelbër e qytetit të Elbasanit e njohur edhe si Ullishtja. Siç denoncoi edhe më herët nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në zonën në fjalë janë shkrumbuar mijëra rrënjë ullinj dhe banorët kanë tentuar të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Por duket se edhe pse kanë kaluar disa orë vatra e zjarrit mbetet ende aktive.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, teksa një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët teksa ndodhej në banesën e tij. “Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arrestohet konsulli gjerman në Brazil. Uwe H. u prangos nga policia me dyshimin se vrau partnerin e tij dhe u përpoq të mbulonte krimin e supozuar. Autoritetet thanë se viktima, një shtetas belg, ishte rrahur rëndë në shtëpinë e tyre në lagjen e pasur të Ipanema në Rio de Zhaneiro. “Versioni i ngjarjeve të dhëna nga konsulli, se viktima ra aksidentalisht, është i papajtueshëm me përfundimet e raportit të mjekësisë ligjore,” tha oficerja Camila Lourenco e zonës së 14-të të policisë në Rio de Zhaneiro. Ajo shtoi se kishte prova të mjaftueshme që hetuesit të arrinin në përfundimin se vdekja…
Shkencëtarët nuk kanë lajme të mira për Tokën. Kur i gjithë planeti është përfshirë nga zjarre dhe fenomene natyrore shkatërrimtare, një tjetër lajm i keq vjen, këtë radhë nga sistemi ynë diellor. Një stuhi diellore pritet të godasë së shpejti Tokën, duke shkaktuar dëme të mëdha. Teksa më herët u raportua për një stuhi diellore që ndërpreu sinjalin e radios në një pjesë të rruzullit, këtë herë, nuk do jemi kaq me fat. Efektet pritet që të ndihen në gjithë planetin, që rrjedhimisht do futej në kaos dhe panik. Stuhitë diellore janë efektet atmosferike që ndjehen në Tokë nga këto…
Mamatë dhe gjyshet thonë që nëse sheh gjak në ëndërr, nuk duhet të shqetësohesh pasi ëndrra është prishur. Por ç’kuptim ka gjaku në të vërtetë? Zakonisht gjaku në ëndërr lidhet me çështje që kanë të bëjnë me të afërmit tuaj ose krijimin e një marrëdhënieje të re familjare. Gjaku në veshje paralajmëron se të afërmit tuaj mund të bëjnë disa veprime të pamenduara mirë. Kjo mund t’ju dëmtojë reputacionin ose mund t’ju shkaktojë humbje të mëdha financiare. Gjaku në gojë është simbol i keqkuptimeve me të afërmit për çështje trashëgimie, financash ose për pronën. Kur shihni në ëndërr sikur ju…
Media britanike The Mail On Sunday vijon t’i bëjë jehonë një raporti të agjencive ligj zbatuese në Britaninë e Madhe, ku theksohet se 40% e emigrantëve azilkërkues që kanë kaluar kanalin e “La Mansh” me gomone gjatë këtij viti, janë të rinj nga Shqipëria. Artikulli: Të veshur me xhaketa shpëtimi në ngjyrë portokalli të ndezur, një varg i gjatë migrantësh, të gjithë të rinj në të 20-at dhe 30-at e tyre, kaluan në një rrugë në Dover dje dhe ndoshta për një jetë të re në Britani. Ata sapo ishin shpëtuar nga një gomone që lëvizte në Kanalin Anglez, një…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, partia që ai drejton do të çojë në Kuvend ligjin për indeksimin e pagave. Sipas tij prej vitit 2017-të nuk ka patur indeksim të pagave edhe pse inflacioni është rritur. Ai paralajmëron se në rast se nuk do të miratohet në Kuvend do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. “Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave”, shkruan Meta.