Pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 7-vjeçares Jonada në plazh, policia ka bllokuar skafe dhe mjete ujore. Pronarët e mjeteve sportive ujore në Durrës kanë protestuar para Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në lidhje me pezullimin e aktivitetit të tyre. Me anë të një urdhri verbal nuk lejohet më lëvizja e mjeteve ujore në det. Pronaret e skafeve thonë se janë njoftuar nga policia e kufirit për këtë gjë, ndërkohë që shtojnë se ky urdhër i penalizon në kulmin e sezoni turistik. Ata shprehen se kanë paguar detyrimet dhe janë të licencuar për ushtrim aktiviteti. Pas ngjarjes së rëndë që…
Author: tirana
Vdekja tragjike e Jonadës 7-vjepare në plazhin e Potamit në Himarë nga ish-shefi i Komisariatit të Himares, Arjan Tase do të ngrejë edhe sot qytetarët në protestë. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për protestën, duke garantuar se do të jetë në shesh. Berisha shkruan në facebook se Edi Rama po sillet si arrogant dhe po mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron duke refuzon kerkesat e qytetarëve. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Sot qytetarët do të mblidhen…
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Piraj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një fouristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë tip “Audi” ku janë lënduar pesë persona. Tre prej tyre janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po zbardh rrethanat e aksidentit.
Gjatë mbretërimit 19-vjeçar të Roman Abramovich në “Stamford Bridge”, Chelsea ka nënshkruar me shtatë sulmues me emra të mëdhenj, që mbanin 9-tën në shpinë. Romelu Lukaku, Fernando Torres, Alvaro Morata, Gonzalo Higuain, Radamel Falcao, Hernan Crespo dhe Mateja Kezman, mbërritën të gjithë në Londrën Perëndimore me reputacion të shkëlqyeshëm, por të gjithë ranë pre e mallkimit që gjermani supersticioz pranon se beson. Trajneri Tuchel thotë: “Është e mallkuar, është e mallkuar, të gjithë më thonë se është e mallkuar. Nuk është rasti që ne po e ruajmë atë për arsye taktike. Nuk kishte një kërkesë të madhe për numrin 9.…
Mediat greke shkruajnë se policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg kanabis disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar. Mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani. Furgoni është zbuluar pasditen e djeshme, por lajmi është bërë publik këtë mëngjes. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt. Vijon operacioni për kapjen e shoferit.
Në Njësinë Administrative Milot të bashkisë Kurbin, ka një vatër të gjerë zjarri në rajonin Skuraj – Mal Bardhë. Po punohet me të gjithë kapacitetet e bashkisë Kurbin prej ditësh. Për shkak të erës së fortë, temperaturave të larta, zjarri është përhapur shumë. Terreni është mjaft i thyer dhe nuk mund të ndërhyhet me zjarrfikëse. Sot ka filluar operacioni i gjere, për eleminimin e vatrës së zjarrit, nën drejtimin e Prefektit Lezhë. Operacioni ka filluar në orën 06.30 të mëngjesit. Përveç forcave të bashkisë Kurbin, me mbështetjen e 50 forcave te Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri. Operacioni vijon.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar eksodin e 20 mijë shqiptarëve në bordin e anijes Vlora, ku thekson se ende eksodi vijon. Meta shkruan në facebook, edhe se 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre janë shqiptarë. “Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta! REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”. Postimi i plotë Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për…
Noizy është një nga emrat më të dashur nga publiku. Përpos muzikës, ai është përplasur disa herë fizikisht me reperë të ndryshëm, dhe rasti më i fundit është sherri i bujshëm me Cllevion, emri i vërtetë i të cilit është Klevio Ahmeti. Por së fundmi Noizy ka deklaruar se pikërisht përplasjet fizike me kolegët e tij janë diçka që ai do të donte ta fshinte nga biografia. “Zënkat 100% sidomos ato fizike. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në atyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin…
Mëngjesin e kësaj të hëne, Policia e Elbasanit mësohet se ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi””, bën me dije policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Britania e Madhe është destinacioni kryesor për shqiptarët që duan të ndërtojnë një të ardhshme jashtë Shqipërisë, në një kohë të shkurtër. Mediat londineze shkruajnë se mbrëmë deputetët u bënë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë, pas një rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani. “Emigrantët nga vendi ballkanik, një anëtar i NATO-s që dëshiron të anëtarësohet në BE, tani përbëjnë katër në dhjetë të ardhur nga Franca veriore. Përshkallëzimi bëri që 1075 shqiptarë të mbërrinin në Britaninë e Madhe me gomone dhe varka të vogla…
Pas një konflikti të dhunshëm prej disa ditësh, midis Izraelit dhe Gazës u mbajt një armëpushim gjatë natës. Menjëherë pas vendimit, armët pushuan nga të dyja palët. Armëpushimi u ndërmjetësua nga Egjipti, i cili thuhet se ka dërguar një delegacion zyrtarësh në Izrael të shtunën për të vepruar si ndërmjetës. Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, duke konfirmuar mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, duke vënë në dukje shqetësimin e SHBA-së për viktima civile. Konflikti i fundit pason arrestimin nga Izraeli të Bassem Saadi, i cili…
Eksperti Edward P. Joseph në intervistë për “DW” thotë se nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Për të ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese. DW: Z.Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e konsideroni nismën “Open Balkan”? Edward P. Joseph: Pyetja juaj vjen në kohën e duhur. Anëtarët e Senatit të SHBA-së sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma “Open Balkan” dhe “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor”. Rreziqet e “Open…