Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e Guardia di Finanza-s për kapjen e gati një ton drog në det të hapur, ku bashkëpunëtorë ishin edhe tre shqiptarë. Operacioni u krye dje, teksa tre shqiptarët kishin shkuar me skaf deri te Gjiri i Arushës në Karaburun duke e shitur te dy ukrainas që gjendeshin aty me një velierë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çuçi thekson se operacioni është një dëshmi e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis të policisë. Ministri shprehet se qendron i vendosur në luftën kundër të keqes dhe rritjen e…
Author: tirana
Pushuesit shpëtojnë nga mbytja 2 fëmijë të moshës rreth 10 vjeç, të cilët po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë. Pushuesit e tjerë që ndodheshin në plazh kanë vënë re se 2 fëmijët që kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë futur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve. Pas shumë tentativash, grupi i të rinjve kanë mundur të nxjerrin në breg të sigurt dy fëmijët.
Djali i një-ish politikani është ndaluar për disa orë nga Policia e Tiranës së bashku me një 23-vjeçar nga Ballshi, punonjës i një kazinoje, pasi dyshoheshin se ishin implikuar në një vjedhje, që në përfundim nuk u provua, por për këtë u bë fajtor fati. Denoncimi ndaj tyre ka ardhur nga një prej kazinove kryesore në Tiranë, për të cilin policia ka ndërmarrë hetime dhe ka ndaluar edhe personat e dyshuar. Por sipas burimeve të sigurta pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, lojtari me shumë mundësi mund të ketë qenë thjesht me fat kur ka luajtur në kazino dhe…
Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guarda di Finanza, ku u sekuestruan rreth 1 ton mariuanë u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, bazuar në informacionet e marra nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit se disa shtetas kishin transportuar drejt një…
Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës Rajana Jata, është vënë nën akuzë për dekonspirim hetimesh. Ajo akuzohet për dekonspirim dhe shpërdorim detyre pasi akuzohet se ka telefonuar një person për t’i komunikuar që është nën hetim. SPAK-u e ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë, por ka qenë zyrtarja e cila pasi e mori në zarf emrin që ishte në hetim e telefonoi dhe e paralajmëroi. Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Hetimet për rastin janë ndjekur nga drejtuar nga prokurori Arens Çela.
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Kërkesa do të shqyrtohet në muajin shtator nga Gjykata e Posaçme, që do vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie për inceneratorin e Fierit. Koka i është drejtuar Gjykatës për zëvendësim mase me argumentin se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga zemra. Ai është në spitalin e burgut.
Florind dhe Ornela Belliu u hodhën nga kati i 6 i pallatit ku banonin në New York. Pas tragjedisë, më konkretisht motra dhe ëma e aktorit ishin të shkatërruara pasi edhe panë kufomat e njerëzve të tyre të dashur. Madje në një moment i afrohet një tjetër person, por nuk dihet lidhja e tij me viktimat dhe familjen e tyre. Trupat e pajetë u gjetën në sheshin para pallatit në Cruger Ave, ku kishin veç pak muaj që ishin vendosur. Policët thonë se rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse të dy janë vetëvrarë, apo Belliu…
Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës. Mësohet se janë sekuestruar 992 kg marijuanë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Kjo sasi u kap në ujërat italiane në një mjet lundrues, pas transportit me 3 skafe thellësi të detit nga 3 shtetas shqiptarë, tashmë të arrestuar, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Gjatë finalizimit të këtij operacioni, janë arrestuar edhe dy shtetas ukrainas. Tre skafistët e kanë shkëmbyer sasinë e kanabisit në det. Ata kanë lëvizur me dy skafe të vegjël dhe e kanë ngarkuar në një velierë, e cila po…
Kryeministri hungarez Viktor Orban, është krah ish-presidentit Donald Trump. “Konservatorët në SHBA dhe në Hungari duhet të bashkohen, se shohin kulturën e krishterë dhe hebreje në rrezik në luftë kundër së majtës radikale”, sipas Orban. Ai iu drejtua Trump se Bota po të pret ty. Ish-presidenti amerikan ka premtuar se nëse do të kandidojë prapë,dhe se ai do të mbyllë luftën në Ukrainë.
Rrezikshmëri të lartë ka nga zjarret në Shqipëri. Përveç qarkut të Kukësit dhe Vlorës, ku niveli i rrezikut vlerësohet i moderuar, në 10 qarqet e tjera sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, rrezikshmëria për zjarret është e lartë. IGJEUM veçon situatën me rrisk të lartë në Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në analizën e bërë nga IGJEUM, mundësia për reshje në 24 orët e fundit rezulton e vogël dhe vlerësohet në nivelin “pa rrezikshmëri”. Sa u takon temperaturave, IGJEUM njofton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të jenë në bregdet nga 24-34…
Nga selia blu në një konferencë për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha, i bëri thirrje qeverisë që të subvencionojë plotësisht biletat e transportit urban dhe interurban. Berisha po ashtu kërkoi që të përgjysmohet menjëherë taksa e naftës. “Në kushtet e përkeqësimit të shpejt të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, për shkak, së pari të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Rama dhe qeveria, në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre. Ky është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lëshon deklaratën bombë se rreziku i një konflikti Kosovë-Serbi është i madh. “Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”, tha Kurti në mediat italiane. “Nëse kemi një episod të dytë, p.sh. në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, në veçanti, ato do të jenë shumë të larta”. Sa i lartë është rreziku i një konflikti të ri? Nuk dua të them shumë të lartë, edhe sepse ne kemi…