Një zjarr i madh ka përfshirë pllajën e zonës malore në fshatin Plashnik në Berat. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës. Drejt zonës së zjarrit janë nisur 4 mjete zjarrëfikëse dhe 12 punjohës,të cilët po punojnë me pompa uji dore dhe mjete rrethanore. Deri më tani zjarrëfikësit nuk kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit,për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit. Mësohet se është kërkuar edhe ndihma e helikopterëve për…
Author: tirana
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka dërguar një mesazh drejtuesve të policisë dhe drejtuesve të departamenteve në qarqe, ku u ka bërë me dije se së fundmi ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët në lidhje me sjelljen e efektivëve. Nano ka përzgjedhur disa mesazhe të cilat tregojnë sipas tij se mbi qytetarët ushtrohet presion për të përfituar ryshfet dhe se trafikantët e “horrat” tolerohen nga policia. Mesazhi i plotë i drejtorit të policisë “Përshëndetje të nderuar Drejtues Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e…
Protesta e dytë pas vdekjes tragjike të 10-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht, mbahet sot në kryeqytet. Protesta do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme dhe pritet të nis% në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend. Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh,…
Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar sot me një status për rritjen e çmimeve të ushqimeve pas publikimit të të dhënave nga INSTAT të indeksit të çmimeve për muajin korrik. Sipas tij, kjo që po ndodh në Shqipëri është kriminale sepse në bursë prej më shumë se dy muaj çmimet kanë pësuar një rënie të lehtë duke përfshirë karburantet dhe produktet e shportës. Sula inkurajon Prokurorinë, Policinë e shtetit (sektorin e Krimit Ekonomik) që të jenë vigjilent e të mos lejojnë grosistët e mbështetur nga pushtetarët në qeveri e Parlament që t’i pinë gjakun qytetarëve. Ai thekson më tej…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Me anë të një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se situata më e rrezikshme paraqitet në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po kryhet edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Peleshi u ka bërë thirrje banorëve që tu binden urdhrave në rast se kërkohet evakuimi i tyre. “Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatinDushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni në lidhje me rastin e përgjimit të telefonit të kreut partisë më të madhe opozitare nga shërbimi i inteligjencës greke ndërsa ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian në shtator 2021. Në një përpjekje për të kufizuar dëmin politik të shkaktuar nga akuzat, Mitsotakis tha na fjalën e tij drejtuar kombit se megjithëse operacioni i vëzhgimit ishte i ligjshëm dhe “gjithçka u bë në përputhje me ligjin, ishte i gabuar. “Nuk e dija për këtë dhe nuk do ta lejoja kurrë. Shërbimi grek i inteligjencës…
Një 28-vjeçar është plagosur rëndë pasi është hedhur me kokë nga trampolina në det. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ndërsa mësohet se i dëmtuari është Endri Mera 28-vjeç nga Tepelena. I riu është paraqitur me frakturë të rruazave të qafës në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës. Ai marrë ndihmën e parë dhe pritet ardhja e helikopterit për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Një automjet i Drejtorisë së Shëndetit Publik është djegur në Devoll. Policia është në vendngjarje, ndërsa nga vëzhgimi paraprak dyshohet se mjeti është djegur nga shkaqe aksidentale. Ndërkohë vijon puna për verifikimin e rrethanave.
Këngëtarja Enca Haxhia, e cila njihet si një nga personazhet që bën më shumë pushime dhe që i pëlqen të ndërrojë shpesh lokacion sidomos gjatë verës, ka ndarë këshilla me ndjekësit e saj në Instagram. Me anë të një instastory ajo u ka sugjeruar fansave të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi thekson se paratë vijnë e shkojnë. “Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror.…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se po afron një vjeshtë përtëritëse për të gjithë Shqipërinë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se gushti është një muaj i mbushur me punë në mënyrë që të arrihet në vjeshte tek llogaridhënia. “Na duhet shumë punë duke nisur nga sot, duke vijuar përgjatë të gjithë gushtit, në mënyrë që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse, për demokracinë, për llogaridhënien për Shqipërinë për të rinjtë e saj”, u shpreh Meta.
Shkodra është përfshirë nga flakët ndërkohë që tre vatra aktive zjarri janë lokalizuar në fshatin Bardhaj, në Bërdicë dhe një tjetër në Velipojë. Në fshatin Bardhaj, është lokalizuar një një vatër masive zjarri, e cila po përhapet me shpejtësi. Në Bërdicë një banesë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që rrezikohen disa banesa në lagjen Masmalaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një mesazh nga qytetari dixhital. Në postim bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Dubai një takim me administratoren e djegësit të Tiranës. Postimi Një pyetje për Edi Ramën!A je takuar në Dubai me Zj. Arjola, administratoren zyrtare të djegësit të Tiranës? Qytetari dixhital pyet Edi Ramën:A jeni takuar në Dubai me Zj. Arjola Kodra?Çfarë porosish i keni dhënë asaj?Lexoni mesazhin gozhdues të qytetarit dixhital. #sbPershendetje Doktor Berisha. I thoni Edi Rames se mos valle eshte takuar me administratoren e inceneratorit te Tiranes ne Dubai dhe i…