Bordi i Transparencës ka ulur me 1 lekë çmimin e naftës, ndonëse në bursë ka pësuar një rënie rekord. Në reagimin e saj, Konfindustria thotë se Bordi duhet të shkrihet dhe të themelohet Enti Rregullator i Karburanteve. Sipas Konfindustrisë Bordi po vepron në dëm të interesit publik dhe favorizon kartelin e karburanteve. Reagimi i plotë Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarri nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. ERK të krijohet si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara…
Author: tirana
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një videokonferencë me Bill Clinton, tha se Moska ka rrezik për katastrofë bërthamore. Kjo duke ftuar ish-presidentin amerikan të tërheqë vëmendjen e komunitetit botëror për bombardimin e termocentralit bërthamor në Zaporizhizhia. Pentagoni njofton një paketë të re të ndihmës me armë për Ukrainën: këtë herë për një miliard dollarë, më e madhja që nga lufta.
Ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene. Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme. Një studim i fundit i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në San Diego tregoi se ushqimet e përpunuara si biskotat, ushqimet e gatshme, picat, djathi i shkrirë, supat e gatshme, ushqimet e ngrira, akulloret, karamelet, pijet e gazuara dhe fast food ndikojnë në rënien e shpejtë të aftësive të…
Zjarret në Shqipëri janë në përmasa të mëdha. Flakët po shkojnë pranë pyllit të Bahollit në Poliçan. Zona e Bahollit është zonë e mbrojtur. Ditën e sotme zjarri ka marrë përmasa të mëdha, e për këtë janë thirrur edhe forcat e ushtrisë Poshnje për ndihmë. Në terren ndodhen forcat MZSH-së, si edhe punonjësit ADZM-së Berat. Zjarret në vend vijojnë prej ditësh duke shkaktuar situatë problematike, pasi deri tani janë djegur 38 banesa të pabanuara, 35 në Malësi të Madhe dhe 3 në Selenicë të Vlorës.
“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë”, kështu shprehet ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi bëri me dije se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga FBI dhe se agjentët hapën një kasafortë. Trump deklaron se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u pushtua për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI. Kontrolli thuhet se ka të bëjë me një hetim për mbajtjen e dokumenteve zyrtare nga zoti Trump. Mediat amerikane raportojnë se kontrolli lidhet me dokumentet që presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. “Këto janë…
Një tjetër rrugë është promovuar këtë mëngjes të së martës nga kryeministri Edi Rama. Një foto e kapur me dron, tregon rrugën hyrëse për Pogradec, buzë liqenit. “MIRËMËNGJES dhe sidomos atyre që janë rrugës së Pogradecit sot”,-shkruan në facebook.
Nestir Sotiri mbeti viktimë e një sherri me thika në Maliq, ku autor është Velo Azisllari i cili ka mbetur i plagosur. Fqinjët tregojnë se shkak i konfliktit mes dy fqinjëve dyshohet të kenë qenë sherri për qentë që autori Azisllari ka në shtëpi. Ata shprehen se qentë janë bërë edhe herë të tjera problem në zonë, madje banorët e kanë denoncuar në një emision investigativ. “Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë akuzuar te STOP. Ka pasur probleme…
Dashi Do jeni shumë me tolerante të martën ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Mes jush nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe, përkundrazi. Beqaret do kenë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do përfundojë ne lidhje afatgjate. Demi Do kërkoni sa më shume qetësi ne jetën tuaj ne çift gjatë kësaj ditë. Yjet do ju gjenden gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojnë te gjitha dëshirat. Beqaret do realizojnë disa takime fantastike me persona mjaft inteligjente. Binjakët Të martën do jetë dita e vendimeve te mëdha për ju qe jeni…
Kjo e martë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe paradites, të cilat do të mund të sjellin shira të pakëta në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë celsius deri në 41 gradë celsius.
Një ngjarje e pazakontë që mund të kishte përfunduar me persona të lënduar ka ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e sotme. Një gomone e cila po tërhiqej nga automjet është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar, duke goditur dhe një automjet që ndodhej në anë të rrugës. Policia në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit. Kujtojmë se më 2 gusht një 7-vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga një polic në Himarë, teksa po notonte me të atin shumë pranë bregut. Pas ngjarjes, Policia nisi një aksion për kontrollin dhe bllokimin e mjeteve ujore.
Një dëshmi e rëndë vjen pas ngjarjes tragjike dy ditë më parë në Bronx, New York ku humbën jetën 35-vjeçari shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij 28 vjeçe Ornela Belliu, duke lënë pas dy fëmijë të mitur. Ngjarja ishte mister dhe për hetuesit, të cilët po hetonin si në pistën e vetëvrasjes, ashtu dhe në atë të vrasjes. Kjo pasi burrë e grua ranë nga kati i 6 i pallatit ku jetonin. Por sot motra e 28-vjeçares, gruas së aktorit Belliu akuzon këtë të fundit për vrasjen e saj dhe të fëmijës që do të vinte në jetë pas…
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një 60-vjeçar i vra me thikë. I vdekur ka mbetur Nesti Kusari. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Autori i këtij krimi është Velo Azizllari. Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku…