Zjarret në Shqipëri janë në përmasa të mëdha. Flakët po shkojnë pranë pyllit të Bahollit në Poliçan. Zona e Bahollit është zonë e mbrojtur.
Ditën e sotme zjarri ka marrë përmasa të mëdha, e për këtë janë thirrur edhe forcat e ushtrisë Poshnje për ndihmë. Në terren ndodhen forcat MZSH-së, si edhe punonjësit ADZM-së Berat.
Zjarret në vend vijojnë prej ditësh duke shkaktuar situatë problematike, pasi deri tani janë djegur 38 banesa të pabanuara, 35 në Malësi të Madhe dhe 3 në Selenicë të Vlorës.
