Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ushqimet e gatshme prekin funksionet e trurit

09:06 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fastfood
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene.

Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme.

Një studim i fundit i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në San Diego tregoi se ushqimet e përpunuara si biskotat, ushqimet e gatshme, picat, ​​djathi i shkrirë, supat e gatshme, ushqimet e ngrira, akulloret, karamelet, pijet e gazuara dhe fast food ndikojnë në rënien e shpejtë të aftësive të trurit.

“Nuk është sekret që shëndeti fizik dhe mendor-konjitiv janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, prandaj gjetjet e këtij studimi nuk janë çudi”, tha Rafael Perez-Escamilla, profesor i shëndetit publik në Universitetin Yale.

Shtim i rrezikut për kancer

Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara rrisin edhe rrezikun e kancerit. Sipas studiuesve konsumi i shpeshtë i ushqimeve të tilla e rrit me një të katërten rrezikun për t’u sëmurur me kancer.

Sipas një studimi të zhvilluar në Francë në kuadër të të cilit u analizuan mënyrat e ushqimit të 105 mijë vetëve gjatë një periudhe tremujore, rezultoi që ata që hanin ushqim shumë të përpunuar ishin 23% më të predispozuar për t’u prekur nga ndonjë lloj kanceri krahasuar me ata që hanin më pak ushqime të përpunuara.

Ushqime “të përpunuara” dhe “tejet të përpunuara”

Ushqimet e konservuara duke përdorur kripën apo uthullën quhen ushqime “të përpunuara”, ndërsa ato që përgatiten në fabrikë duke përdorur aroma, konservatë dhe adititivë të tjerë quhen ushqime “tejet të përpunuara”. /DW/

Ushqimet e gatshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.