Faturat e energjisë në Britaninë e Madhe pritet të rriten edhe më shumë këtë dimër se sa ishte parashikuar më parë. Sipas Sky News, faturat tani pritet të arrijnë afërsisht 3,582 £ në vit për një familje mesatare nga tetori, nga 3,359 £ e parashikuar në fillim të këtij muaji. Nga janari, shuma pritet të arrijë në 4,266 £, ndërsa parashikohet të rritet edhe në prill në 4,427 £. Parashikimi i mëparshëm për prillin ishte për 3,729 £, kurse tetori i vitit të kalua ishte 1,277 £. Kufiri i çmimit të këtij tetori do të shpallet nga rregullatori i energjisë…
Author: tirana
Me ndryshimet e qeverisë “Rama 3”, ku ministrja e Insfrastukturës Belinda Balluku mori postin si zëvendëskryeministre, në vend të Arben Ahmetaj i cili u shkarkua nga kryeministri më 25 korrik të këtij viti. Si rrjedhojë, disa përgjegjësi shtetërore dikur të Ahmetajt kanë kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës, me një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit. Në vendim thuhet se veprimtaria e Ministrisë së Infrastrukturës, është përgjegjëse për Rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
Nisma “Open Balkan” sipas një medie serbe, do të hap 30 mijë vende pune. Rreth 30,000 zejtarë, mjekë, infermierë dhe teknikë shumë të nevojshëm nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të shkojnë për të punuar në Serbi nga shtatori pa asnjë dokument shtesë, vizë pune dhe leje speciale. Drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje Mihailo Jovanoviç, tha se të gjitha profesionet që na duhen janë interesante për njerëzit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. “Mendojmë se do të ketë punëtorë që do të vijnë me diplomë universitare, por edhe ata që kanë arsim fillor dhe të mesëm. Ndërtimi…
Në përditësimin e fundit, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se janë regjistruar 34 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit.. Aktualisht janë nëntë aktive, ku edhe vijojnë flakët në zonën e mbrojtur Pylli i Ballollit. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit…
Pas protestave, kryepolici Gledis Nano priti në një takim pronarët e mjeteve të ujit, pas vendimit të bllokimit derisa të kryhen kontrollet. Pas takimit një prej përfaqësuesve, Skerdilajd Xhametaj tha se u kanë premtuar se kjo situatë do zgjidhet brenda dy-tre ditëve. “Thjesht bëhet një kontroll i vendbazimeve sesi janë të ndërtuara. Kjo na u tha, kjo u bisedua. Shumë shpejt, se na thanë që agjencitë rajonale janë mbledhur për të bërë një zgjidhje të situatës. Pas incidentit me vajzën e vogël në Himarë po ngrihet edhe një rikontroll i dytë për të parë kush është i saktë. Brenda dy…
Këtë të martë, Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja. Bordi ka ulur me katër lekë çmimin e naftës, ndërsa ka rritur me 1 lekë çmimin e benzinës. Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 80 lekë për litër. “Rënia reflekton uljen e çmimit në naftës në bursa ndërkombëtare, ndonëse me ritme më të ulëta sesa ka rënë në tregjet e jashtme. Operatorët kanë shpjeguar se kjo lidhet me rritjen e kostove të tjera të transportit, pasi furnitorët kryesore europianë nuk po e marrin më naftën nga Rusia, por nga shtete të tjera më të largëta”,-thuhet në njoftimin për mediat.…
Ish-sulmuesi i Partizanit, Realdo Fili, është transferuar te Chernomorets Odessa në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga Arbi Laçi me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se Fili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Më parë, me Chernomorets Odessa kanë luajtur edhe Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli.
Kreu i Partisë së Lirisë, ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar sot se qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme, duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë rrugët dhe sheshet. Meta tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën. Kurse Briseida Shehaj, anëtare e Partisë së Lirisë, ka thënë se Inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 mln euro duke lënë peng pronat publike. “Neni 5/2/2 e kontratës koncesionare me Inceneratorin e Tiranës e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci,…
Këtë të martë Partizani ka shkarkua trajnerin Dritan Mehmetin. Drejtuesit e “Demave” kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin 42-vjeçar, përpara startit të sezonit. Rezultatet zhgënjyese në Kupat e Europës dhe paraqitja e dobët e skuadrës në miqësoret e fundit, kanë ndikuar te ky vendim, ndërkohë që tashmë drejtuesit kanë nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij.
Leja e re e qarkullimit ka hyrë në fuqi që prej muajit qershor, ndërsa deri më tani me të janë pajisur me të 32 mijë e 724 drejtues mjetesh. Lejet e qarkullimit janë lëshuar në një periudhë kohore prej dy muajsh, nga 6 qershor deri 29 korrik 2022. Kryeministri Edi Rama thotë se leja e re e qarkullimit ka ulur me 40% kostot për qytetarët, pasi tashmë kushton më lirë, 2.100 lekë nga 3.500 lekë. Nga kjo ulje prej dy muajsh u janë kursyer 45.813,600 lekë qytetarëve. Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose…
Akademiku Artan Fuga, i njohur për ironinë e përdorur ndaj qeverisë, këtë herë ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet rruga Tiranë-Ndroq-Durrës, që për të është sikur ta ketë bombarduar presidenti rus Vladimir Putin. “Rrugë turistike! Bleje një shalqi në Fushë-Pezë, haje në Romanat, kur del në Plepa e ke të tretur! Na i thyet kërbishtjet e këtyre qerreve tona prej katunarësh nga Vaqarri”. Postimi i plotë Boooo, rruga Tiranë-Ndroq-Durrës dhe kthim, çfarë tmerri, sikur ta ketë bombarduar Putini! Rrugë turistike! Bleje një shalqi në Fushë-Pezë, haje në Romanat, kur del në Plepa e ke të tretur! Na i thyet…
Besimtarë bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures, e cila konsiderohet si ditë e rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Dita e Ashures përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes, unitetit dhe e cila sipas besimit islam, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve.