Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë, e si pasojë është vënë herë pas here në qendër të vëmendjes të mediave rozë. Teksa shpesh është përfolur për jetën e saj private, ajo është munduar që të jetë sa më hermetike në lidhje me këtë çështje. Së fundmi ajo ka realizuar emisionin “Prive Reality”, ku kishte të ftuar Beatrix Ramosajn, Roza Latin, Getinjon dhe Fifin. E ndërsa jemi mësuar që ajo t’u bëjë pyetje të ftuarve, kësaj radhe edhe ajo duhej që t’i përgjigjej disa pyetjeve. “Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot Ditën e Hashures për të gjithë besimtarët bektashianë pas një vizite në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Pas saj, në një dalje për mediat, Veliaj deklaroi se këtë muaj, bashkia po punon për mbylljen e detajeve të fundit në 12 shkolla të reja, të cilat do të hapen në shtator, duke i dhënë fund mësimit me dy turne. Kryebashkiaku shtoi se në Tiranë deri tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, një rekord për qytetin. “Sot kemi një grup të madh kolegësh që po merren me përgatitjen e vitit të…
Efektivët e Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Vendimi i paralajmëruar është marrë nga qeveria përfundimisht më 27 korrik dhe përcakton se shërbimet e Policisë së Shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës. Ky vendim mban firmën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, kujtojmë se nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.
Nga Sam Leith Trendi më i fundit në mesin e pasardhësve të Gjeneratës Z – pra ata që kanë lindur midis viteve 1997 dhe 2012 – është postimi i “videove të vjetra” në TikTok. Është njëlloj si një gjarpër që e ha bishtin e tij. Pasi ka arritur moshën e pjekur, le të themi, 11-vjeç, ata tëGjeneratës Z nisin të gërmojë nëpër arkivat e tyre për të kritikuar atë model flokësh qesharak që kishin në të kaluarën jo shumë të largët, le të themi 18 muaj më parë. Ose duke kujtuar së bashku me miqtë rreth “filtrave në Snapchat që ne i përdorim të gjithë”.Por kjo është sa marrëzi aq edhe e trishtueshme. Ndërsa meditojmë mbi ngjarjet historike botërore në një afat kohor 10, 20 ose 50-vjeçar – efektet afatgjata të Brexit-it; rivendosja e statuskuosë në sigurinë evropiane; kriza klimatike – është disi e lehtë të mos vësh re ndryshimet që janë potencialisht edhe më të qëndrueshme dhe themelore. Sot një brez i tërë i epokës dixhitale, ka arritur në moshë…
Pak ditë më parë policia arrestoi Marjus Musakun nga Lushnja pas denoncimit të të afërmve të Ersida Dyrmishit se ajo ishte larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe nuk gjendej. Pas kërkimeve, policia i gjeti ata në një hotel në Durrës, ndërkohë që 30-vjeçarja deklaroi në polici se ishte mbajtur peng nga i riu nga Lushnja dhe se gjatë kësaj periudhe ishte arrestuar. Pas kësaj deklarata, policia arrestoi Musakun me dy akuza të forta siç janë pengmarrja dhe përdhunimi, ndërkohë që i riu tha se në fakt 30-vjeçarja kishte ndejtur me dëshirë me të për dy ditë me radhë dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me raportin e fundit të inteligjencës britanike lidhur me trafikun e paligjshëm të emigrantëve me gomone në kanalin e “La Mansh”, ku 40% e atyre që kalojnë në ishull rezultojnë të jenë shqiptarë. Sipas Këlliçit, këto raporte tregojnë se Shqipëria po shpopullohet me ritme të frikshme dhe ecën njësoj me vendet si Iraku dhe Eritrea që janë zona lufte. Deklarata e Belind Këlliçit: Një raport i inteligjencës ushtarake britanike ka zbuluar se, 40 përqind e atyre që kalojnë Kanalin Anglez, me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë. Në periudhën 1…
Një i ri është shpëtuar nga rojet bregdetare në plazhin e Spillesë. Mësohet se dy vrojtuesit Festim Sula dhe August Hoxha kanë bërë heroin ditën e sotme, teksa i kanë dhënë ndihmën e parë djalit që rrezikoi të mbytej. Roja bregdetare, August Hoxha e ka parë të riun teksa po nxirrej nga deti prej pushuesve që i kishin ardhur në ndihmë fillimisht dhe i ka dhënë ndihmën e parë. Më pas Fabjan Hallullli është transportuar në drejtim të spitalit me ambulancë, me shenja jete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut Sasho Tasevski, i shoqëruar nga Delegacioni i Lartë i Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Policinë e Shtetit. Tasevski u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Fillimisht, të dy krerët e policive zhvilluan një takim kokë më kokë. Më pas, gjatë takimit zyrtar ndërmjet dy delegacioneve u diskutua për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit. Gledis Nano: Bashkëpunimi ynë ka qenë i ngushtë,…
Kjo e martë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Turqi. Ai ka shpërndarë disa pamje nga aeroporti i Konyas, ndërsa njofton se është ftuar nga Presidenti turk Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik. Mësohet se në kompeticion do të marrë pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare. “Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar në rrjetet sociale
Ndërsa të gjithë ne zemërohemi në periudha të caktuara të jetës sonë, ka njerëz që kanë ato që ne i quajmë çështje zemërimi. Ata inatosen për gjënë më të vogël dhe e largojnë tjetrin pa ndonjë arsye serioze. Ata pothuajse gjithmonë duken të zemëruar, është shumë e vështirë të bësh një bisedë me ta dhe akoma më e vështirë të shmangësh një grindje. Ata që i rrethojnë gjithmonë ndjejnë një ndjenjë ankthi, sepse nuk e dinë se kur do t’u “vijë” dhe madje një shikim mund të jetë shkak për një shpërthim. Astrologjia gjithashtu luan një rol në këtë karakteristikë. Ashtu si shumë…
Një person është gjetur i vdekur brenda banesës ku jetonte në lagjen 11 Janari në Lezhë. 50-vjeçari jetonte me qira në apartamentin ku u gjet pajetë. Mendohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e saj. Sipas bluve, dyshohet se 50-vjeçari të ketë ndërruar jetë prej tre ditësh dhe se ata u njoftuan nga fqinjët pasi ndjenë aromën e keqe që vinte nga banesa.
Ilir Meta nuk rresht së denoncuari sipas tij, aferat e qeverisë që para 5 viteve e bëri President. Nga foltorja e Partisë së Lirisë, këtë të martë Meta u shpreh se abuzimi me fondet e incenreatorëve bëhen me aprovimin e kryeministrit Edi Rama duke nënvizuar se drejtësinë për këtë do ta vendosë vetë populli e jo SPAK. “Ndërkohë që jemi të sigurt që gjykatësi më i mirë do të jetë populli i Tiranës dh populli i Shqipërisë. hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërkohë që vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit. Pa frymëzimin e tij, pa mbështetjen e tij,…