Më në fund ka mbërritur në portin e Durrësit anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë. E gjitha kjo falë një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës. Në Ukrainë ka disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin. Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë…
Author: tirana
Kina ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin e forcës ushtarake për marrjen e kontrollit të Tajvanit, teksa tensioni mes dy vendeve është në nivelin më të lartë në vitet e fundit. Pekini do të punojë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore. Në deklaratë theksohej se nuk përjashtohej mundësia e përdorimit të forcës dhe ndërmarrjes së masave të nevojshme. Sipas Kinës, këto lëvizje kërcënuese të saj janë nxitur nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila qëndroi në Tajvan javën e kaluar. Ditën e djeshme,…
Dashi Qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë sot në jetën tuaj ne çift. Çdo gjë do eci më së miri me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Beqarët do i marrin gjërat më seriozisht sot dhe do i shfrytëzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen. Financat do kenë goxha përmirësime, nuk ka asnjë rëndësi se nga do vijnë paratë. PërfItoni për të bërë edhe investime afatgjata. Demi Ju qe jeni ne një lidhje nuk duhet ta lini ankthin dhe dyshimin t’ua shkatërrojë jetën, por duhet te përFItoni nga çdo moment kur te jeni pranë partnerin dhe te dashuroheni si…
Nga “Zëri i Amerikës” Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump dolën në mbrojtje të tij të martën, duke kërkuar shpjegime për kontrollin e FBI-së në shtëpinë e tij Mar-a-Lago në Florida, ku agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që ai i mori nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandadit të tij në janar të vitit 2021. Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy u zotua të hapë një hetim nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët në fillim të vitit të ardhshëm, që sondazhet sugjerojnë se është një mundësi e fortë politike. “Kam parë…
“The Next 365 Days” është filmi i tretë i “365 Days”, një seri filmash thriller erotikë, me regji të Barbara Bialoeas dhe Tomasz Mandes. Vazhdimi i “365 Days: This Day” bazohet në romanin e tretë të një trilogjie nga Blanka Lipinska. Filmi i tretë (dhe ndoshta i fundit) do të dalë në Netflix më 19 gusht. Nga traileri, kuptohet se Laura është gjallë [?] – “Laura është e pavdekshme në këtë pikë. Bën aksident është gjallë, e gjuajnë me plumba, përsëri gjallë”, shkroi dikush në YouTube. Në këtë pjesë të tretë, çifti Laura-Massimo përpiqen të kapërcejnë problemet me njëri-tjetrin, ndërsa…
Urimin për një ditë të mbarë për ndjekësit, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me foto nga porti i Durrësit, ku shihet një fluks hyrjesh. Sipas kreut të qeverisë, sezoni turistik po shënon shifra jashtë çdo parashikimi. “MIRËMËNGJES, dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Kjo ditë e mërkurë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi në verilindje dhe zona qendrore pasdite. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-20 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rënie 29-30°C në veri deri në 32-34°C në zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndimor me shpejtësi 7-12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet, teksa sot ka mbledhur ekspertë të energjitikës dhe hidrokarbureve, për të diskutuar çmimet e karburanteve dhe energjisë në vend. Berisha tha gjatë takimit se rritja e çmimit të energjisë është shkatërrimtare për bizneset. Ai shtoi se qeveria ka blerë energji çdo dy ditë dhe nuk ka bërë asnjë tender, ndërsa tha se kryeministri terrorizon qytetarët, duke thënë se nëse ka mungesë energjie në treg, ajo do të ndërpritet. “Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe…
Janë bardhur të tjera detaje nga grupi hetimor në lidhje me megaoperacionin e koduar “Syri”, ku u sekuestruan rreth 1 ton kanabis dhe u arrestuan 3 shqiptarët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj, Qemal Pekmezi dhe dy ukrainas, ndërsa është shpallur në kërkim Gregor Likaj nga Vlora. Grupi që u godit dje ishte nën hetim nga Policia e Vlorës, prej gati një viti. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet kane çuar në një tjetër grup kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier në koordinim me grupin e arrestuar në Vlorë dhe personin e shpallur në kërkim si kreu…
Willi Otto Hoffman, i njohur si “Willi Shampanja”, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Ai ka qenë pjesë e Bayern Munich në disa pozicione dhe për 6 vite, 1979-1985 ishte president i klubit. Hoffman u bë pjesë e Bayern që në vitin 1958, pasi la futbollin për shkak dëmtimi. Deri në vitin 2002 ai ka qenë pjesë e bavarezëve, si anëtar i bordit administrativ.
Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar sot me aktorin e njohur të humorit Albano Bogdo. Mesa duket biseda me aktorin ka pasur dhe kritika, teksa Meta shpreh sërish kënaqësinë për idetë dhe këto kritika që vijnë siç thotë ai nga një artist me shpirt të lirë dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik. “Kënaqësi kur dëgjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë.Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik”, shkruan Meta.
Rritja e çmimeve rrezikon që të kalojë në varfëri rreth 40% të popullsisë e cila aktualisht merr një pagë minimale. Ekspertët deklarojnë se rritja e inflacionit nënkupton se një familje i nevojiten 7,5% më shumë lekë për të blerë të njëjtat mallra. Muajt në vijim parashikohet të kemi një rritje të mëtejshme të çmimeve. Mbi 300 mijë shqiptarë që marrin një pagë minimale rrezikojnë që të kalojnë në varfëri për shkak të rritjes së çmimeve. Ekspertët shprehen se kjo situatë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për miratimin e subvencioneve për shtresat në nevojë. Gjendja parashikohet të përkeqësohet edhe më…