Urimin për një ditë të mbarë për ndjekësit, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me foto nga porti i Durrësit, ku shihet një fluks hyrjesh.
Sipas kreut të qeverisë, sezoni turistik po shënon shifra jashtë çdo parashikimi.
“MIRËMËNGJES, dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.