Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Megaoperacioni “Syri”/ Grupi i trafikantëve nën hetim prej 1 viti

19:31 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabisi 770x415 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë bardhur të tjera detaje nga grupi hetimor në lidhje me megaoperacionin e koduar “Syri”, ku u sekuestruan rreth 1 ton kanabis dhe u arrestuan 3 shqiptarët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj, Qemal Pekmezi dhe dy ukrainas, ndërsa është shpallur në kërkim Gregor Likaj nga Vlora.  Grupi që u godit dje ishte nën hetim nga Policia e Vlorës, prej gati një viti.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet kane çuar në një tjetër grup kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier në koordinim me grupin e arrestuar në Vlorë dhe personin e shpallur në kërkim si kreu i grupit kriminal.

Së shpejti priten të tjera arrestime. Dyshohet se droga është ngarkuar në grykëderdhje të Vjosës dhe është transportuar në thellësi të detit me tre skafe plastikë që kishin fikur GPS.

Gdf dhe Frontex pas njoftimit nga policia shqiptare për sasisë e drogës dhe mjetin lundrues që e kishte marrë ka kryer ndjekje nga ajri.
Mjeti lundrues u kap 18 milje larg Santa Maria.

Policia e Vlorës në koordimin me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po punojnë për dokumentimin e veprimtarisë dhe të grupit tjetër kriminal.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Vlorës vijojnë bashkëpunimin me GDF dhe agjencitë ligjzbatuese italiane për të grumbulluar materialin hetimor për këtë rast.

Nga Policia e Vlorës u sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punonjëses së Bashkisë Elbasan iu vu tritol në makinë, shkon në tre numri i të arrestuarve

17:41 / November 14, 2026

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale

17:19 / November 14, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.