Author: tirana

Një debat për prerjen e druve të zjarrit në pyll, i mori jetën Luan Hushit, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Hushi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë në bark. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Klodian Keqi, 35 vjeç. Pas debatit që kanë pasur, dyshohet se Keqi ka qëlluar me kallashnikov Hushin dhe më pas është larguar. Keqi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi së bashku me vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person.

Read More

Sali Berisha tanimë është lider i Partisë Demokratike, por sipas Kreshnik Spahiut, Gjykata e Apelit do e quajë të pavlefshme Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe logoja do t’i përkasë Enkelejd Alibeajt dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Ndaj edhe thotë se Berisha do të krijojë një parti të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Ajo çfarë mund të them është që Sali Berisha është sot një lider i PD-së, por ende nuk dihet nëse në zgjedhje do kandidojë me logo. Sipas të gjitha gjasave, Gjykata e Apelit në vigjilje të zgjedhjeve lokale, do e quajë të pavlefshme Kuvendin e zotit Berisha dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama, është takuar këtë të mërkurë me presidentin e Turqisë, Erdogan, në një takim vllazëror në Ankara. Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një foto duke shtrënguar duart me liderin turk, ndërsa shkruan se takimi ishte vëllazërorë. Rama zbulon më tej se është diskutuar për projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë. “Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.

Read More

Një varkë me emigrantë që u largua nga bregdeti turk u mbyt në ishullin grek të Karpathos, në Detin Egje. “Sipas deklaratave të 29 personave të shpëtuar, në varkë ndodheshin 80 persona, kështu që janë deri në 50 të zhdukur”, tha një zyrtar i rojes bregdetare greke për AFP. Në bord ndodheshin rreth 80 persona, përfshirë afganë, irakianë dhe iranianë, 29 prej të cilëve u shpëtuan. Mediat raportojnë se kërkimet pengohen nga erërat e forta.

Read More

Si kurrë më parë, banesa e një ish-presidenti të SHBA-së, është kontrolluar nga FBI-ja. Në shtëpinë e Donald Trump në Florida, prokurorët shënuan një përshkallëzim të papritur të hetimeve ndaj ish-presidentit. Nëse hetimi i cili thuhet se është i lidhur me trajtimin e dokumenteve presidenciale të klasifikuara përfundon me një dënim, Trump mund të bllokohet ligjërisht nga kandidimi përsëri për President. Joseph Moreno, një ish-prokuror i departamentit të drejtësisë, tha se natyra dhe ndjeshmëria e kontrollit në resortin Mar-a-Lago të zotit Trump në Palm Beach sugjeron që hetimi po lëviz në drejtim të akuzave të mundshme. “Dikush në FBI dhe…

Read More

Ministria e Mbrojtjes thotë se në 24 orët e fundit janë raportuar 28 vatra zjarri. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 709 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, si dhe 36 mjete zjarrfikëse. Aktualisht janë aktive katër vatra, në Durrës, Kurbin, Gramsh dhe Gjirokastër. Deklarata e plotë SITUATA E ZJARREVE NË VEND 10.08.2022 Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri. Nga të cilat…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj del të jetë politikani më i “angazhuar” me dasmat këtë verë në Kosovë, por edhe figura publike që mban një rekord. Referuar postimeve të bëra në rrjetin social Facebook, nga fillimi i muaj qershor e deri më tani Haradinaj ka qenë i ftuar në të paktën 11 dasma të zhvilluara në Kosovë. Nga fotot e publikuara shihet se Haradinaj është një mysafir i respektuar pasi shpesh është fotografuar me çiftin, ku i ka uruar për martesën dhe nuk kanë munguar dhuratat nga ana e tij.

Read More

Edhe këtë të mërkurë Partia Demokrartike ka vijuar me denoncimet për aferën e inceneratorëve, tashmë me konferencën për shtyp ku parashtrohen 5 pyetje. Deputeti i PD-së, Luan Baçi doli sot nga Inceneratori i Fierit ku tha se dyshja Rama-Subashi autorizuan miliona euro për persona në kërkim dhe një incenerator që nuk funksionon. Po ashtu ai deklaroi edhe se Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë lekë brenda datës 1 Gusht për inceneratorin e Fierit. Deklarata e plotë Qytetarët e Fierit e dinë mirë se, personin që dyshja Rama-Subashi autorizuan për firmosjen e çdo gjeje që kishte të bënte me inceneratorin…

Read More

Një vrasje është shënuar këtë të mërkurë në Fushë-Krujë, një zonë e njohur për përplasjet mes bandave. 55-vjeçari Luan Hushi pas një sherri me Klodian Keqin, mbeti i plagosur dhe për pasojë u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, por aty ndërroi jetë. Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh, por ende nuk dihen rrethanat. Keqi dhe Hushi janë bashkëfshatarë.

Read More

48-vjeçari Fatos Çollaku i dha fund jetës, duke u varur te pema në oborrin e banesës së rrënuar nga varfëria dhe skamja. Bashkëfshatarët në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, rrëfejnë me lot në sy se Fatosi shikonte gjithmonë punën e tij dhe nuk bezdiste njeri, por që varfëria ekstreme e çoi atë deri në këtë pikë. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm, dhe sipas fqinjëve, mbrëmë shtëpia e rrënuar nuk kishte drita, edhe pse veç një llampë drite kishin në banesë. “E vuri përpara varfëria dhe arriti në një pikë që ndodhi kjo që ndodhë. Sot në varrim ka…

Read More

Nga: Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi, nuk u vetëvra! E donte jetën shumë. Na e ka thënë në sy.E donte atë me punë e djersë. E kam takuar aty në atë shtëpinë e tij të varfër disa vite më parë, që ndonëse në terr prej mungesës së energjisë e orendive, të verbonte nga ndershmëria, sinqeriteti dhe njerëzorja. Ai vetë kishte turp që e ndihmonin, për të mbajtur shpirtin gjallë, të afërmit, miqtë, shokët. Donte të jetonte me dinjitet. Donte punë. Në mos punë, përkrahje sociale, ndihmë ekonomike nga qeveria e “reformave” të mëdha…

Read More