Gjiganti i mediave sociale, Facebook i ka dhënë notën 10-të Dua Lipës. Ylli shqiptar me famë botërore, e cila është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë në Prishtinë. Këngëtarja shqiptare, krijuese e shumë hiteve, i ka shijuar në maksimum këto ditë ndërsa ka ndarë disa momente të veçanta dhe me ndjekësit. Së fundmi, ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”. Mirëpo, ajo që ka rënë në sy ka…
Author: tirana
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 806 raste me Covid-19. Një qytetar ka humbur jetën, ndërsa janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Njoftimi i MSH: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet…
Donald Trump ka pranuar se ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të ngritura nga hetimi i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut për transaksionet e tij të pasurive të paluajtshme. Siç ka shpjeguar ai vetë, ish-presidenti amerikan, në deklaratën e tij nën betim është thirrur në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i lejon një qytetari të mos dëshmojë për asgjë që mund ta inkriminojë. Hetimi u hap në vitin 2019 dhe ka të bëjë nëse kompania e Trump (Trump Organization) ka fryrë artificialisht çmimet e pronave që zotëronte për të kërkuar lehtësime tatimore dhe për…
“Bye bye” është bashkëpunimi që është lansuar dy vite më parë nga Tayna dhe Dafina dhe arriti menjëherë suksesin duke u kthyer hit në vetëm pak orë. Këngëtaret madje gëzonin edhe një miqësi mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën, por për fat të keq nuk zgjati shumë. Se çfarë ka ndodhur në mes të repereve nuk dihet mirëpo ato kanë thumbuar shumë shpesh njëra-tjetrën në rrjete sociale. Ka qenë Dafina, e cila ka ndezur sërish zjarrin. Këngëtarja është mjaft aktive në “TikTok” e në një ndër videot e fundit një komentuese i shkruan: “Tayna left the chat (largohet)”. “Më mirë”, ia…
Grupi i hakerave homelandjustice.ru ka nisur të publikojë pasditen e sotme materiale nga e-mail i ambasadave të Shqipërisë në Shkup, Athinë dhe Moskë, duke njoftuar në faqen e tyre se është Ministria e Jashtme “zgjedhja e popullit në sondazhe” për t’i bërë publik databazën që e disponojnë pas sulmit kibernetik të ditëve më parë. Por që prej datës 8 në faqen e këtij grupi hakerash, emri i të cilëve do të thotë “Drejtësi për Atdheun” është publikuar një njoftim, ku thuhet se në datë 10, pra ditën e sotme do të bëhen publike materiale me kontent që nxjerr në pah skandale të…
Pesë aktivistë bjellorusë, të cilët u arrestuan me dyshimin për dëmtimin e hekurudhave në vend, ku si rrjedhojë u ndërpre furnizimi me armë dhe kalimin e trupave ruse në Ukrainë, janë dënuar me akuza për terrorizëm. Bjellorusia nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë, por ka ofruar mbështetje logjistike për Rusinë, duke lejuar forcat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes territorit të Bjellorusisë. Një gjykatë në qytetin lindor të Babryskut, dënoi më 10 gusht Kanstantsin Yermalovich me 16 vjet burgim dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 9.600 rubla (3.800 dollarë). Vital Mankevich u dënua me…
Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, që pak ditë më parë publikoi materiale të hakeruara nga e-mail i kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme ka nisur të publikojë të dhëna të vjedhura nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ishte zgjedhja e qytetarëve në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës. Ndaj, prej pak minutash në faqen e tyre ka nisur ngarkimi i dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë. Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale…
Qeveria ka marë një tjetër kredi prej 49 mln dollarësh për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë.Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se kredia e marë është me terma shumë të favorshme në një kohë që jemi në krizë ekonomike.Kjo rrugë pritet tu shërbej rreth 600 mijë banorëve në këto zona. 49 mln dollarë është kredia e marë nga qeveria shqiptare për të përfunduar rrugën Qukës -Qafë Plloçë. Ky segment me një gjatësi prej 43 km ka nisur të ndërtohet që në vitin 2009 dhe për shkak të ndryshimit të projektit ende nuk ka përfunduar. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj ka…
Ditën e enjte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqendrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje. Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal. Sipas SHMU era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 3…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, se këtë pasdite të së mërkurës, do të mbledhë strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën. “Sot në orën 18:30, takimi i parë me strukturat dhe përfaqësuesit e Partisë së Lirisë për kryeqytetin. Ndezim motorët dhe bashkojmë energjitë: Nga nesër Tirana e para në shembjen e tiranisë!”, është ky mesazhi që Meta ka ndarë.
NATO po vlerëson propozimin e qeverisë shqiptare për bashkëfinancimin e një baze ushtarake detare në portin e ri tregtar të Porto Romanos. I pyetur për zgjerimin e NATO-s në dhjetë vitet e ardhshme, Stoltenberg tha se udhëheqësit e NATO-s përsëritën në Madrid se politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet në fuqi. Duke komentuar ndërtimin e një baze detare në Detin Adriatik që NATO po negocion me Shqipërinë dhe investime të tjera të mundshme dhe vendosjen e trupave në rajon, Stoltenberg tha se Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i miratuar në Samitin e Madridit, konfirmon edhe një herë…
Ashtu siç edhe pritej ditën e sotme, ish-tekniku italian i Apolonisë së Fierit, Xhovani Kolela është rikthyer për të drejtuar në Shqipëri duke hedhur firmën në një kontratë me Partizanin. Mes “Demave të Kuq” dhe Kolelës ishte gjetur akordi total prej pak ditësh, ndërsa sot Presidenti Gaz Demi ka menduar për të zyrtarizuar partneritetin. Ish trajneri i Apolonisë dhe i disa ekipeve në ligat inferiore në Itali, merr në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Dritan Mehmeti, i shkarkuar një ditë më parë. Presidenti Demi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues i kthehen edhe një herë trajnerëve të huaj,…