Një aksident ka ndodhur në rrugën Kardhiq – Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga në një prej kthesave. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht mendohet se shkak ka qenë bllokimi i timonit si pasoje e nxehjes së mjetit. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të plagosur.
Author: tirana
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar se Bullgaria ka detyrimin të respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur në mënyrë të lirë. Në një prononcim për “Zërin e Amerikës” u mbi kërkesën e Bullgarisë për të regjistruar bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë, ndërsa kundër saj janë 14 aktgjykime të Gjykatës në Strasburg për shkeljen e të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj, OKB vuri në dukje raportin që një ekspert i pavarur i OKB-së për çështjet e pakicave…
Një aksident ndodhi pak pas mesditës së sotme në zonën e sheshit Shqiponja në Tiranë. Siç shihet edhe nga fotot e ardhura në redaksinë e abcneës.al, një autoambulancë është përplasur me një autoveturë tip “Mercedes Benz” në kryqëzim. Mësohet se autoambulanca ka patur pacientë brenda dhe ka qenë duke shkuar në spital, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Për fat të mirë pacienti që po transportohej si edhe të tjerët e përfshirë në aksident nuk kanë pësuar dëmtime.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bribery”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 24-vjeçarja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bribery”. Në kuadër…
Një vatër zjarri është aktivizuar në Qafëpanjë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake mësohet zjarri ka rënë në një sipërfaqe luadhi ndërsa ende nuk dihet se sa sipërfaqe është përfshirë nga flakët pasi forcat zjarrfikëse nuk kanë mbërritur akoma në vendngjarje. Të angazhuar janë punonjës të zjarrfikës dhe punonjës së pyjores së bashkisë Pogradec. Për shkak të terrenit të thyer malor mjete zjarrfikse nuk depërtojnë dot në brendësi të pyllit.
Autoritetet greke bënë të ditur të mërkurën se kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt gjatë natës. Në një deklaratë të rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve AFP, rreth 50 persona janë shpallur të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Karpathosit në Detin Egje. Roja bregdetare tha të mërkurën se 29 persona, të gjithë burra, ishin shpëtuar në det, 61 kilometra në juglindje të Karpathosit, një ishull juglindor midis Rodosit dhe Kretës. Autoritetet greke janë vënë në kërkim të të zhdukurve pas mbytjes së anijes e cila u…
Prej një jave, forca të shumta të Bashkisë Mat, të Ushtrisë dhe Policisë janë angazhuar në shuarjen e zjarreve në Qafë Shtamë, në pyjet e Gërmanit dhe në Tollë, në Njësinë Administrative të Derjanit.Megjithëse terreni ka qenë tejet i vështirë, specialistë dhe punonjës të Emergjencave Civile, Drejtorisë së Bujqësisë, zjarrfikës, forca të Ushtrisë Burrel e Tiranë, efektivë të Komisariatit të Matit u angazhuan maksimalisht për shuarjen e zjarreve në masivet pyjore të Matit.Kryetari i Bashkisë Agron Malaj falenderon të gjithë personat e angazhuar ditët e fundit. PostimiFalë punës së shkëlqyer të Forcave të Armatosura ,Drejtorisë së Mbrojtjes Civile dhe Drejtorise…
Shef i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka denoncuar sot atë që e quajti kërcënim nga policia e pushtetit për policinë e shtetit. Në një postim në “Facebook”, Balliu publikon mesazhet që shefi i policisë i dërgon vartësve për të udhëzuar kursantët të mos dezinformojnë nëpër rrjete sociale me komente pasi në të kundërt do të përjashtohen nga Akademia. POSTIMI I PLOTË POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur. Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e…
V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë është arrestuar nga policia për shkak se ka qëlluar me kallashnikov në banesë. V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi. Policia është vënë menjëherë në kërkim të tij dhe pas disa minutash ndjekje kanë mundur që ta arrestojnë. Njoftimi i policisë: Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”. Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari. Sekuestrohet…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë, ndërsa prej javësh tashmë po përballemi me vatra nga veriu në jug. Ai po ashtu ka treguar se në shtator do të paraqesë në Kuvend ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Postimi i plotë SHIHENI; KESHTU DIGJET TOKA! Duket si TOKA E ZJARREVE! TOKA NUK DUHET TE DIGJET ME; DUHET NDALUAR! Ne shtator do paraqes ne KUVEND, LIGJ PER NDALIMIN E DJEGIES SE TOKES PERMES ZJARRVENIES SE QELLIMSHME! Nje perpjekje qofte edhe kaq, per te ndalur djegien e ketij…
Pas përfundimit me sukses të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po viziton qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dua ka takuar edhe shumë personazhe të famshëm shqiptar. Më i fundit, është rapsodi i mirënjohur shqiptar, Fatmir Makolli, i cili i ka bërë asaj një dhuratë simbolike që lidhet me muzikën tradicionale. Rapsodi i ka dhuruar Duas një çifteli, të cilën do ta ketë kujtim si bartëse e vlerave muzikore të kombit. Këngëtarja është emocionuar shumë nga ky gjest dhe e ka falenderuar pafund Makollin.
Në Helsinki këtë mbrëmje do të zhvillohet Superkupa Evropiane mes Realit të Madridit dhe Eintrachtit të Frankfurtit. Është një sfidë që më shumë flet për rilindjen e skuadrës gjermane që sezonin e kaluar kur kaloi në 1/8 e finaleve nuk ishte as mes 10 skuadrave më favorite për të fituar Europa League, e megjithatë ia doli mbanë të bëjë këtë mrekulli, brenda së cilës përfshihet dhe fitorja historike në Camp Nou ndaj Barcelonës ku të pranishëm ishin 30 mijë tifozë gjermanë. Me këtë iluzion, skuadra gjermane do të përballet me Realin e Madridi që në letër shihet si favoriti absolut…