Në Helsinki këtë mbrëmje do të zhvillohet Superkupa Evropiane mes Realit të Madridit dhe Eintrachtit të Frankfurtit.
Është një sfidë që më shumë flet për rilindjen e skuadrës gjermane që sezonin e kaluar kur kaloi në 1/8 e finaleve nuk ishte as mes 10 skuadrave më favorite për të fituar Europa League, e megjithatë ia doli mbanë të bëjë këtë mrekulli, brenda së cilës përfshihet dhe fitorja historike në Camp Nou ndaj Barcelonës ku të pranishëm ishin 30 mijë tifozë gjermanë.
Me këtë iluzion, skuadra gjermane do të përballet me Realin e Madridi që në letër shihet si favoriti absolut për ngritjen e trofeut. Los Blancos kanë bërë lëvizje pa shumë zhurmë në këtë verë, por Ancelotti duket se do të hedhë në fushën e lojës të njëjtën heronj që mundën Liverpoolin duke i dhënë Realit titullin e 14 evropian për klube.
