Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në Partia e Lirisë e tashmë në “Partia e Referendumeve”. Ilir Meta është i vendosur që të çlirojë kapjen e shtetit sipas tij nga qeveria, dhe këtë thotë se do ta arrijë me Referendum dhe shenjtërimit të Kushtetutës e të ligjit. “Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada”,-shkruan Meta në një postim në facebook. Postimi i plotë Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë! Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë…
Author: tirana
Prej nisjes së sezonit veror qindra punonjës të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, të policisë, shërbimit pyjor, zonave të mbrojturan dhe forca vullnetare janë angazhuar në shuarjen e zjarreve, që në shumicën e rasteve rezultojnë të qëllimshme. Por, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë investuar në një sulm të përqendruar kundër këtyre heronjve që në temperatura të larta po luftojnë çdo ditë me flakët. Kjo i është kthyer në bumerang Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi qytetarë të shumtë në komentet e tyre në Facebook i akuzojnë ata si nxitës dhe urdhërues të vënies së zjarreve. E njëjta situatë me…
Pas polemtikave që ka hapur personazhi me iniciale I.M që ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, ka bërë që PS-ja të nxjerrë ndyshime për certifikatën e pastërtisë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris. Forcat e policisë vranë një person pranë aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris, i cili ishte i armatosur me thikë dhe po kërcënonte kalimtarët. “Këtë mëngjes oficerët neutralizuan një individ të armatosur me thikë në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle”, shkruhet në njoftimin e Departamentit të Policisë së Parisit në llogarinë e tij në Twitter. Ngjarja ndodhi në Terminalin 2F rreth orës 8:20 të mëngjesit, kur një burrë i pastrehë filloi të kërcënonte agjentët e sigurisë. Fillimisht burri u largua, por u kthye më pas dhe nxori një thikë, kur një nga oficerët…
Ishte fillimisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që foli për potencialin e shpërthimit të një luftë në Ballkan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për “Vijesti” tha se NATO respekton plotësisht të drejtën sovrane të vendeve për të zgjidhur marrëveshjet e e tyre politike dhe të sigurisë. “NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”. Flitet shumë për ndikimin…
Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 168 dhe këtë të mërkurë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se lufta nuk do të përfundojë derisa gadishulli i Krimesë në Detin e Zi, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014, të çlirohet. “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo. Rajoni i Detit të Zi nuk mund të jetë i sigurt për sa kohë që Krimea është e pushtuar. Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në shumë vende në brigjet e Detit Mesdhe për sa kohë që Rusia është në gjendje të përdorë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se çmimi marramendës i naftës po rrënon ekonominë dhe turizmin në Shqipëri. Reagimi i tij vjen në lidhje me të dhënat e Doganave mbi rënien e konsumit të karburantit në vend. “Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%”,-shkruan në një postim në facebook. Postimi i plotë Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i…
Mëngjesin e kësaj të mërkure një 24-vjeçar në Levan të Fierit është arrestuar, pasi i policia i ka gjetur një sasi të konsiderueshme kanabisi. Arrestimi i tij u bë në kohën kur policia ndaloi për kontroll makinën në të cilën 24-vjeçari I.S ishte pasagjer, dhe kanabisi u gjet në çantën e shpinës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të 29-vjeçarit J.Gj, banues në Tiranë. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”.
Ylli i muzikës botërore vizitoi Lezhën. Pas “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa drekoi tek Mrizi Zanave në Fishtë, ndërsa fotot u bënë publike nga vetë restoranti i famshëm. “Frymëzimi dhe esenca e Dua Lipa që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare! Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me drogë, armë, fjalë të pista, gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa “vipa” vendas!! Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa me familjen”. Këngëtarja shqiptare ka pozuar mes stafit të të rinjve që janë…
Robert Peric-Komsic, ka ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, duke i shpëtuar jetën. Edhe pse vetëm 23-vjeç, ai thotë se “Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira”. Tashmë Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.
Operatorët turistikë të bregdetit të Durrësit-Golemit janë të vetmit që nuk po ankohen për ecurinë e aktivitetet këtë sezon. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, thotë se nga vlerësimet e tyre për fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, bregdeti i Durrësit-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar. “Si kapacitet i shfrytëzimit të hoteleve dhe plazheve, përveç Durrësit, të tjerët janë më keq se vitin e kaluar”. Për të bregdeti Durrës-Kavajë ka një zënie të kapaciteteve mbi 90%. Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%. Bregdeti i…