Author: tirana

Manchester United u tërhoq nga transferimi i sulmuesit Marko Arnautovic, për të cilin Bologna refuzoi menjëherë 9 milionë euro. Edhe tifozët e “Djajve të kuq” ishin kundër afrimit të sulmuesit 33-vjeçar të Austrisë, për shkak të sjelljes së tij. Tashmë Manchester United ka një pistë tjetër për sulmin. Ata duan të blejnë nga Atletico Madrid sulmuesin Alvaro Morata.

Read More

Ditët e fundit është përfolur shumë për arsyet e anulimit të koncerteve të Eleni Foureiras. Thashethemet janë fokusuar tek shtatzënia e saj e mundshme, ndërsa ajo nuk ka konfirmuar e as mohuar asgjë. Edhe postimet e saj në rrjetet sociale janë veçanërisht të kujdesshme nga ana e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare anuloi të gjitha koncertet e saj verore për arsye shëndetësore ndaj i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg skenës. Sigurisht jo për shkak të shtatzënisë. Këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël. Ajo po përballet me një problem serioz në gjurin e saj, i cili…

Read More

Dafina Zeqiri është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës shqiptare. Me më shumë se një dekadë karrierë, ylli nga Kosova ka arritur të fitojë zemrat e mijëra fansave shqiptar por jo vetëm. Së fundmi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për hitet e reja që ka publikuar. Pak ditë më parë, Dafina tërhoqi vëmendjen me një postim, ku kritikonte industrinë muzikore shqiptare, për të cilën shkruante se është kthyer në tallava. “Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”, shkroi këngëtarja nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter. Megjithatë, ylli i muzikës nuk e…

Read More

Rusia ka reaguar pas lajmeve se një shpërthim i madh ka ndodhur në bazën e saj ushtarake në Krime, shumë afër vijave të frontit. Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se shpërthimet në bazën ajrore ushtarake janë shkaktuar nga një shpërthim i municioneve të aviacionit dhe se nuk ka pasur viktima, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti. Sipas ministrisë, nuk pasur asnjë sulm dhe asnjë pajisje ushtarake nuk është dëmtuar, edhe pse u raportua për shpërthime të forta dhe tym të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ushtarake ruse në Novofedorivka në gadishullin e aneksuar të Krimesë.…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku shtetasi D.Z., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar ai dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë…

Read More

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një…

Read More

Sherif Kallaku është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi kampion i Shqipërisë ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me fantazistin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sherif Kallaku ka luajtur me Partizanin në sezonin që kaloi, ku ka veshur fanellën e kuqe 13 herë. Në karrierën e tij ka qenë pjesë e Teutës apo edhe Lokomotivës së Zagrebit. Bardheblutë dështuan të bënin një ecuri pozitive në Europë, çka bëri që drjetuesit të ndërhynin menjëherë në merkato me emra të mëdhenj. Synimi për edicionin e ri është mbrojtja e titullit.

Read More

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga bombardimet ruse pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, sipas Ukrainës. Rusët hodhën mbi 120 raketa nga raketat e shumta Grad në qytetin jugor të Nikopolit, i cili ndodhet përtej lumit Dnieper nga Zaporizhzhia, tha guvernatori i Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko. Disa ndërtesa banimi dhe objekte industriale janë dëmtuar. “Ne jemi duke informuar në mënyrë aktive botën për shantazhet bërthamore ruse – për granatimet dhe minierat e objekteve të NPP-së Zaporizhzhia”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. “Rusia nuk do t’u kushtojë vëmendje fjalëve dhe shqetësimeve… Fatkeqësia e Çernobilit është një shpërthim në një…

Read More

Gushti është muaji në të cilin do të zgjohet Venusi, planeti që ka ndikimin më të madh në dashuri. Kjo është periudha e vitit që sjell energji të re. Një periudhë, në të cilën lindin disa emocine të reja dhe vetëm disa shenja do të kenë fatin që t’i provojnë. Demi Ky është një muaj i favorshëm për ju dhe nuk do ta keni problem të arrini shumë nga synimet tuaja. Marsi ju sjell komunikim perfekt ndaj, ata që janë në lidhje do të zgjidhin keqkuptimet e vjetra. Nga ana tjetër, Demët janë aventurierë dhe të prirur për ndryshime. Ndaj…

Read More

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri në Golem një qytetareje. Vetëm pak minuta pas marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, blutë kanë identifikuar autorin, dhe kanë kryer arrestimin e tij në flagrancë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Grab”. I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohent dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në…

Read More

Pas Zef Mazit që nuk do të jetë më kryenegociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e në vend të tij kryeministri Edi Rama emëroi znj. Majlinda Dhuka, së fundmi ka bërë dhe një zëvendësim tjetër. Sipas vendimit të qeverisë të publikuar në fletoren zyrtare, Juliana Latifi zëvendësohet me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Latifi, ishte negociatore për kapitullin 5. Vendimi i qeverisë u mor më 25 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit. VENDIM Nr. 520, datë 29.7.2022PËR…

Read More

Reperi Kanye West, 45 vjeç, ishte i emocionuar kur dëgjoi lajmin për ndarjen e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian, 41 vjeç, nga komediani Pete Davidson, 28 vjeç, pas 9 muajsh lidhje. Sipas The Sun, reperi, i cili ka katër fëmijë me Kim, me të cilën ishte i martuar midis 2014 dhe 2021 – planifikon të shfrytëzojë rastin për të rifituar zemrën e saj dhe ta bindë atë të anulojë divorcin e tyre. “Kjo ndarje po e bën Kanye-n të përpiqet edhe më shumë për ta rikthyer Kim-in dhe për ta bërë atë të anulojë divorcin”, tha një burim. “Ai i ka…

Read More