Kohët e fundit në mediat britanike i është kushtuar një vëmendje e madhe, futjes në mënyrë ilegale në Britani të shtetasëve nga vende të ndryshme të Europës. Avokati Naim Hasani, thotë se çdo person që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe, tani merr një dënim që maksimumi shkon në 5 vite burgim. Për të grupet kriminale që mundësojnë dërgimin e emigrantëve ilegalë në Britani, rrezikojnë burgim të përjetshëm. “Ligji i miratuar së fundmi për kufirin dhe emigracionin në fund të qershorit të vitit 2022, parashikon qartë, për çdo person që vjen ilegalisht në Britani, është denim, maksumimi me 5 vite…
Author: tirana
Një 21-vjeçar ka kërcënuar një bashkëmoshatar, por është arrestuar nga Policia. 21-vjeçari Rr.Ç, më datë 4 gusht ka kërcënuar një 20-vjeçarin K.S, se nëse nuk do t’i jepte një shumë të caktuar parash, e cila nuk bëhet me dije, do t’i publikonte një video personale në rrjetet sociale. I gjendur përballë kërcënimit, 20-vjeçari i ka dhënë shumën e parave.
Në një kohë që zjarret në disa zona ku vatrat kanë dalë jashtë kontrollit, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se vetëm në 24 orët e fundit janë fikur mbi 30 zjarre, për të cilat u angazhuan 1000 forca, ndërkohë që bëri sërish thirrje për koordinim dhe njoftim më të shpejtë nga ana e autoriteteve lokale për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. “Pas një 24 orëshi të vështirë, për shkak të temperaturave të larta, kanë qenë të paktën 34 zjarre të cilat janë monitoruar nga EC. 1004 forca janë angazhuar për fikjen e zjarreve gjatë ditës së fundit që…
Nuk është lajm i ri që Serbia dhe shtetasit e saj, e duan Rusinë. Një bazë ushtarake ruse ka gjasa të ndërtohet në Serbi, sipas medias ruse Lenta.ru, e cila citon ekspertin ushtarak dhe historianin rus Boris Yulin. Yulin thotë se krijimi i një baze të tillë do të ndihmonte inteligjencën ruse. Kjo bazë presupozohet të merret me zbulime dhe me monitorimin e territorit. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”, shkruan portali rus.
Pas tragjedisë në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga komisari Arjan Tase që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ka bërë që mjetet ujore në mbarë vendin të bllokohen. Ndaj dhe këtë të martë, një grup pronarësh mjetesh lundruese kanë dalë në protestë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, duke kërkuar që mos bllokohen mjetet e tyre, duke bërë kështu që puna e tyre të bllokohet. Ata shprehet se aksidentet ujore kanë ndodhur nga individë dhe jo nga mjete të bizneseve private.
Ndoshta njoftime reale ose fake, por trafiku i emigrantëve ilegalë nga La Manshi, i cili kohët e fundit ka marrë përmasa të mëdha, ka marrë vëmendjen nga mediat britanike. Mediat kanë zbuluar dhjetëra faqe TikTok, një pjesë e të cilave shqiptare, të cilat haptazi ftojnë qytetarët që të guxojnë për të përmbushur ëndrrën e tyre për të emigruar në Britaninë e Madhe. “Francezët nuk do t’ju ndalojnë”, shkruhet në një prej tyre. Një tjetër tregon vendin ku bëhet nisja, orarin, madje njofton dhe ulje të çmimit për sezonin e verës. Shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët tashmë përbëjnë 40% të…
Nga bordi i një anije në Norvegji, ku është ngritur dhe flamuri shqiptar, biznesmeni Gjergj Luca thotë se e kanë pagëzuar me emrin “Open Balkan”. Po ashtu Luca u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në Panairin e Beogradit në 1 shtator, që mbahet në kuadër të nismës “Open Balkan”, e cila refuzohet nga shteti i Kosovës. “I kemi vënë këtë emër Open Balkan, le të jetë kjo anije dallëndyshja e parë që do bëjë bashkë studentët, shkencëtarë profesorë edhe në vendet që nuk kanë det e do vihet në dispozicion të rinjve për të dhënë…
Këngëtarja Olivia Newton-John, e cila fitoi famë botërore në rolin e Sandy-it, vajza e dashur e shkollës së mesme në filmin e njohur “Grease”, nuk e fitoi betejen 30-vjeçare me kancerin. “Do të takohemi sërish dhe do të jemi sërish të bashkuar, sërish bashkë. Unë kam qenë gjithmonë i yti që në momentin e parë që të pashë dhe do të jem gjithmonë. Danny yt, Johny yt”. Me këto fjalë nis mesazhi prekës i John Travolta dedikuar Olivia Newton-John, pas vdekjes së aktores në moshën 73-vjeçare, partneres së tij të paharrueshme në filmin “Grease”. “Olivia ime e dashur ju keni…
Warren Zaire-Emery, një mesfushor 16-vjeçar, u bë lojtari më i ri që debuton me parizienët pasi bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në minutën e 82-të duke zëvendësuar Marco Verrattin. “Warren ka qenë shumë serioz dhe shumë i mirë gjatë fazës parapërgatitore. Më duhej t’i jepja minutat e para. Është e rëndësishme që fjalët e tij të zbatohen në praktikë, ai duhet të marrë pjesë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Christophe Galtier, në një konferencë për shtyp. Mesfushori do të luajë mes skuadrës së parë të Paris Saint-Germain dhe skuadrës së moshatarëve të tij te parizienët.
Ish-presidenti dhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar këtë të martë Mbretëreshën Geraldinë. Përmes një postimi në facebook, Meta sjell në vëmendje një shprehje të fuqishme të Mbretëreshës, si dhe e shoqëron me foton e mbërritjes në atdhe të Familjes Mbretërore, ku e shoqëron Monika Kryemadhi, deputete socialiste atëherë. “Ditëlindja e Mbretëreshës Geraldinë më çoi te një kujtim i bukur prej saj, 20 vite më parë, të cilën doja ta ndaja me ju. Për të kujtuar me nderim këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë që edhe pse lindi hungareze, gjithë jetën e saj ia përkushtoi Shqipërisë.…
1 ton marijuanë që po shkëmbehej në det të hapur u sekuestrua në vendin e quajtur “Gjiri i Arushës”. “Guardia di Finanza” e Italisë ka nxjerrë pamjet e drogës së sekuestruar dhe bën me dije se nëse do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.
Edhe pse u tha se ngërçin e kaloi, kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, rrugën si qeveritar mund ta ketë të shkurtër. Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi, njëkohësisht kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviç thotë se ka informacione të besueshme se qeveria do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit. “Informacioni im është shumë i besueshëm. DPS dhe Demokratët kanë rënë dakord për gjithçka, është në dorën e tyre. Ne e kemi përfunduar objektivin politik në qeveri dhe jemi plotësisht të lehtësuar të presim rezultatet e votimit më 19 gusht”, u shpreh Jokoviç. Mali i…