Warren Zaire-Emery, një mesfushor 16-vjeçar, u bë lojtari më i ri që debuton me parizienët pasi bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në minutën e 82-të duke zëvendësuar Marco Verrattin.
“Warren ka qenë shumë serioz dhe shumë i mirë gjatë fazës parapërgatitore. Më duhej t’i jepja minutat e para. Është e rëndësishme që fjalët e tij të zbatohen në praktikë, ai duhet të marrë pjesë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Christophe Galtier, në një konferencë për shtyp.
Mesfushori do të luajë mes skuadrës së parë të Paris Saint-Germain dhe skuadrës së moshatarëve të tij te parizienët.