Edhe pse u tha se ngërçin e kaloi, kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, rrugën si qeveritar mund ta ketë të shkurtër. Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi, njëkohësisht kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviç thotë se ka informacione të besueshme se qeveria do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit.
“Informacioni im është shumë i besueshëm. DPS dhe Demokratët kanë rënë dakord për gjithçka, është në dorën e tyre. Ne e kemi përfunduar objektivin politik në qeveri dhe jemi plotësisht të lehtësuar të presim rezultatet e votimit më 19 gusht”, u shpreh Jokoviç.
Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.