Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Të subvencionohen të gjitha biletat e transportit, dhe të përgjysmohet taksa e naftës

12:23 / August 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1280x659 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga selia blu në një konferencë për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha, i bëri thirrje qeverisë që të subvencionojë plotësisht biletat e transportit urban dhe interurban. Berisha po ashtu kërkoi që të përgjysmohet menjëherë taksa e naftës.

“Në kushtet e përkeqësimit të shpejt të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, për shkak, së pari të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Rama dhe qeveria, në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre. Ky është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit të djegësave të Fierit dhe të Tiranës.

Siç është rasti i ligjit për të financuar me qindra milionë euro të klientelës së Ramës me të cilën ndan paratë. Siç është rasti i prokurimeve, si ajo e korridorit blu. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare. Ajo që po e ndjen në mënyrë të fuqishme, është turizmi.

Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky është propozim i bazuar në një praktikë të vendeve europiane. PD kërkon të përgjysmohet menjëherë taksimi i naftës që është më e larta në botë”.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.