Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka dënuar ashpër vrasjen e 4 burrave të besimit mysliman në Albuquerque. Biden ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Sipas tij këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë. Postimi i Biden: Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman. Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.
Author: tirana
Inteligjenca britanike në një zbulim të fundit pretendon se Vladimir Putin ka shkarkuar brutalisht “të paktën gjashtë” komandantë të lartë, pasi ka mbetur i tronditur nga humbjet që forcat ruse vazhdojnë të pësojnë në Ukrainë. Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe nënvizon se kreu i Kremlinit ka ndërmarrë masa drastike dhe është i tërbuar nga rezultatet katastrofike të operacionit ushtarak të pushtimit. Në mënyrë të veçantë, në raport pretendohet se: “Performanca e dobët e forcave të armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë ka qenë e kushtueshme për udhëheqjen ushtarake të Rusisë, me shumë gjasa që rezultoi…
Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën e Vermoshit. Një minibus është përmbysur në rrugë, në vendin e quajtur “rruga për stare”, në afërsi te Rrapshes së Hotit. Nga ky aksident, të paktën 2 persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë. Minibusi ka pasur rreth 20 persona, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun e këtij aksidenti, i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve.
Fundi i dashurisë mes Françesko Totit dhe Ilari Blazit në Itali, është vetëm shembulli i fundit i spikatur. Duam apo s’duam, të gjithëve na pëlqejnë thashethemet. Edhe ata pak njerëz që përpiqen të mos përfshihen në rrjetin e thashethemeve që i rrethojnë, rrezikojnë izolimin. Po pse ndodh kjo? Informacioni privat për njerëzit e tjerë, është shumë tundues për gati të gjitha qeniet njerëzore. Sipas antropologut Robin Danbar i Universitetit të Oksfordit, thashethemet janë një mekanizëm që shërben për të krijuar lidhje shoqërore, e ngjashme me gjestin e heqjes e morrave tek njëri-tjetri, të praktikuar nga primatët dhe hominidët e parë.…
Manchester United i befasoi të gjithë me humbjen 1-2 në shtëpi ndaj Brighton, në sfidën e parë të kampionatit. Nuk mund të jetë assesi i kënaqur trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag në intervistën e dhënë pas 90 minutëshit. “Ky është padyshim një dështim dhe një zhgënjim i vërtetë. E dija që në fillim se nuk do të ishte e lehtë”, deklaroi fillimisht strategu i United.Është e qartë se në pjesën e dytë ne ishim më të mirë në mesfushë me Eriksen më poshtë dhe Ronaldon duke luajtur më lart. Ne krijuam raste, Rashford pati dy raste të mira.…
Policia e Sarandës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur pasditen e djeshme në një nga restorantet e zonës, video e së cilës qarkulloi gjerësisht në rrjet dhe ku shihej pronari i biznesit në fjalë që ndiqte me thikë klientët e tij. Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çoba. Ai është pronari nga Fieri i restaorantit “Fantastic”. Ndërkohë, sa i përket konfliktit, ai ka ndodhur rreth orës 18:00 pas një debati me disa klientë nga Delvina lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakord dhe refuzonin ta paguanin. Çoba i ka kanosur ata me një mjet prerës, por…
Vatra e zjarrit që është shfaqur pasditen e sotme në zonën e ullishtës së Elbasanit, ka bërë që banorët të ndërhyjën me mjete rrethanore për të shmangur avancimin e flakëve drejt pronave ose shtëpive të tyre. Teksa ka postuar pamje nga situata e krijuar, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, njëherësh deputet i Elbasanit akuzon qeverinë se ka lënë banorët në mëshirë të fatit duke rrezikuar jetën e tyre. “Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama! Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e…
Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara. Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona. “Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më! Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i…
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas dëbimit nga Kosova të spiunes ruse, Daria Almaova. Ai e ka cilësuar deklaratën e bërë nga Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, si nxitje për urrejtje. Sipas tij deklarata e Sveçlës se spiunia ruse Alamova u arrestua dhe u shpall non-grtaa nga autoritetet e Kosovës erdhi në të njëjtën ditë kur policia u sulmua nga bandat kriminale në veri të vendit, është një precedent i tmerrshëm, pasi çdo vend ka të drejtë të dëbojë dhe shpallë non-grata zyrtarët e Kosovës në të…
Situata e zjarreve në Shqipëroi është rënduar së tepërmi në 24 orët e fundit. Pas Bukëmirës në Mirditë dhe ullishtës së Elbasanit, situata e rëndë paraqitet edhe në malet e Krujës. Janë riaktivizuar flakët në fshatin Halil dhe Arrameras. Burime për Abc bëjnë me dije se flakët po përpijnë çfarë tu dalë përpara, pasi po favorizohen edhe nga era. Aktualisht në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse, dy nga Kruja dhe një që ka mbërritur nga Kamza për tu ardhur në ndihmë. Ndërkohë që zjarret që kanë përfshirë Krujën mund të shihen edhe nga Tirana.
Çun Lajçi është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm. Aktori ka marrë çmimin ‘Best Supporting Actor’ në eventin e njohur, Rome Internacional Movie Awards 2022. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori. Këtë çmim ai e ka fituar në sajë të rolit të tij në filmin “Sofia” me regji të Eduard Grishajt. Reagimi i plotë: Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë! E shtune. Ditë me diell e kafiteri plot. Po njerëz pse kaq pak e pyesja vetën? Mos iken të gjithë n’det? Me keqardhje po i numëroja qent endacak, n’Sheshin Nana Tereze. Ata shiheshin,…
Pas tragjedisë në Potam të Himarës pak ditë më parë dhe ngjarjeve të tjera me pasoja më pak të rënda, është rritur shqetësimi në lidhje me sigurinë në plazhet e vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vijuar inspektimin, në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit. Nano ka inspektuar vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë. Gjatë takimeve me drejtuesit e strukturave vendore, ato kufitare dhe me efektivët në shërbim, ai ka kërkuar zero tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë…