Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Konsulli gjerman rreh për vdekje partnerin e tij

21:24 / August 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 146
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet konsulli gjerman në Brazil. Uwe H. u prangos nga policia me dyshimin se vrau partnerin e tij dhe u përpoq të mbulonte krimin e supozuar. Autoritetet thanë se viktima, një shtetas belg, ishte rrahur rëndë në shtëpinë e tyre në lagjen e pasur të Ipanema në Rio de Zhaneiro.

“Versioni i ngjarjeve të dhëna nga konsulli, se viktima ra aksidentalisht, është i papajtueshëm me përfundimet e raportit të mjekësisë ligjore,” tha oficerja Camila Lourenco e zonës së 14-të të policisë në Rio de Zhaneiro.

Ajo shtoi se kishte prova të mjaftueshme që hetuesit të arrinin në përfundimin se vdekja ishte e dhunshme.

Uwe Herbert H. punonte si konsull në konsullatën gjermane në Rio de Zhaneiro. Për shkak të natyrës së krimit të supozuar, raportet e mediave braziliane treguan se imuniteti diplomatik nuk do të zbatohej.

Çfarë i tha policisë konsulli gjerman?

Të premten, ai thirri shërbimet e urgjencës duke thënë se bashkëshorti i tij, Walter Henri Maximilien Biot, ishte sëmurur gjatë mbrëmjes dhe ishte rrëzuar, duke goditur kokën. Ai shtoi se partneri i tij kishte pirë sasi të mëdha pilulash gjumi.

Nga analizat e policisë në banesën e çiftit u zbuluan njolla gjaku në dysheme dhe në mobilje. Diplomati gjerman kishte tentuar të pastronte vendin para se të vinte policia. Autoritetet besojnë se ai po përpiqej të mbulonte provat.

Mediat lokale raportuan se çifti ishin të martuar dhe së bashku për të paktën 20 vjet.

Autoritetet besojnë se Biot vdiq nga trauma në qafë. Ai kishte të paktën 30 shenja të dukshme në trup nga dëmtime të ndryshme, disa prej të cilave kishin ndodhur më parë.

Diplomati gjerman u arrestua pas marrjes në pyetje në Stacionin e 14 të Policisë Civile të Rio de Zhaneiros, raporton DW.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Peshkatarët në Francë në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, bllokohen portet dhe një rafineri

14:06 / September 17, 2026

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

14:00 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.