Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët.
Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.
“Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”
“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.”
Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik.
Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur rregullat.
