Miqtë e Florind Belliut, i cili hodhi nga ballkoni i banesës në New York gruan e tij e më pas i dha fund jetës, shprehin dhimbjen nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale, duke ngushëlluar familjarët e çiftit për këtë tragjedi.
35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare për largimin në SHBA, ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë një aktor i famshëm, por që nuk ishte realizuar. Rezulton se ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.
Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë. Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarrë këtë akt ekstrem, për gruan dhe veten e tij.
