Ministria e Mbrojtjes ka informuar lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Sipas Emergjencave Civile, në 24 oret e fundit janë raportuar në total 24 vatrja zjarri në të gjithë territorin.
Bëhet me dije se nga të gjithë vatrat janë shuar 16 prej tyre, ndërsa mbeten aktive 9.
Për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, dhe 37 automjete zjarrfikëse.