Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë ka përplasur një grua, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk dihet ende identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe i drejtuesit të makinës.
Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.