Author: tirana

Sot në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një ceremoni e zgjeruar artistike për nder të mbi 250 delegatëve të pranishëm pjesëmarrës në votimet, ku Mohammed Hasan Jalood Alshammari është zgjedhur president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, dhe Pirro Dhima zv. president. Federata Botërore e Peshngritjes çeli sot punimet e Kongresit Special Zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit dhe komitetit të saj ekzekutiv. Tirana nuk ishte e vetmja pjesëz e këtyre zgjedhjeve të IWF, mes kandidatëve ishte edhe ish-peshëngritësi shqiptar edhe pse si përfaqësues i Greqisë, ish-tre herë kampioni olimpik dhe fitues i shumë medaljeve botërore dhe europiane në këtë sport Pirro…

Read More

Thirrja që bën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është se çdo qytetar duhet të punojnë çdo ditë për arritur fitoren në luftën që Rusia po e vijon prej katër muajsh, ku shkatërrimet dhe jetët e humbura janë në përmasa tragjike. “Çlirimi i tokës dhe fitorja është synimi ynë kombëtar. Ne duhet të punojmë për të çdo ditë. Jo vetëm shteti, por çdo qytetar në çdo nivel të mundshëm”, ka shkruar presidenti në rrjetet sociale. Po ashtu nga ana tjetër, ai është shprehur i bindur se fitorja në luftën e nisur nga Rusia është një synim kombëtar.

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka konsideruar shfaqje sjelljen dhe reagimet e Edi Ramën në Bruksel. Vasili thotë se Rama është nën shantazhin e aktorëve anti-europianë lindor, ndërsa ku shton se ai po bën show të telekomanduar serborus. Po ashtu ai thotë se Rama është nnjë pazarxhi kufijsh në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës, pra i pacipë në shitjen e çdo interesi kombëtar. Postimi i plotë Mos u merrni më me shfaqjet e paguara të Rames, por te gjithe ne kembe kunder varferise helmuese dhe grabitjes kombetare! Me shume te drejte gazetare, analiste si dhe qytetare te shumte komentojne…

Read More

Prej tre ditësh vijon situata e rëndë me zjarret në zonat turistike të Turqisë. Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një vizitë në zonat e prekura nga flakët, aty ku zjarrfikësit po punojnë ditë natë dhe kërcënoi se personat që i vendosin me qëllim këto zjarre do të dënohen me vdekje. Për shkak të zjarreve 20 persona përfunduan në spital me dëmtime të ndryshme. Autoritetet arrestuan një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi zjarrin pas mosmarrëveshjeve me familjarët e tij.

Read More

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë amerikane, aktivistët kundër abortit po festojnë. Ky institucion i dha fund mbrojtjes kushtetuese gati 50-vjeçare për abortin duke hedhur poshtë çështjen historike “Roe kundër Wade”. “Ne jemi këtu për të festuar. Jemi shumë të gëzuar me vendimin e gjykatës. Është diçka për të cilën kemi luftuar për dekada”, thotë një aktiviste kundër të drejtës së abortit. Në një reagim menjëherë pas vendimit, presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë një ligj federal që mbron të drejtën grave për të abortuar. “Ishin tre gjykatës të emëruar nga Presidenti Donald Trump, të cilët me…

Read More

Raporti i fundit i shërbimit informativ sjell një pasqyrë të qartë të aktivitetit të spiunazhit në vend ndërsa për Helidon Bendon shërbimet sekrete kundërshtare kanë qene mjaft aktive në Shqipëri. “Shërbimet sekrete kundërshtare kanë vijuar aktivitetet përmes përdorimit të aktorëve të tyre në rajon, me qëllim pengimin e avancimit në proceset integruese euro-atlantike dhe destabilizimin, duke synuar të sjellin një situatë të brishtë dhe të cenueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Helidon Bendo, Drejtori i SHISH. Spiunazhi nga vendet e huaja sipas raportit është i prirur të sigurojë informacion për stërvitjet ushtarake te NATO-s. Për të ilustruar këtë SHISH solli edhe…

Read More

Adriana Dizdari, bashkëshortja e kompozitorit të njohur shqiptar Limos Dizdari, i cili kaloi disa probleme të rënda shëndetësore, ka treguar momentin kur bashkëshorti i saj ishte përkeqësuar dhe ishte shtrirë duke dhënë shpirt. Më pas ndihmën e marrë nga mjekët si në spitalin e Durrësit ashtu dhe në Sanatorium, ku iu desh të firmoste për ta futur në operacion. Znj. Adriana si kanë qenë ato ditë për ju, që nga momenti që u shtrua në spital…në ç’kushte u shtrua në spital? Ishte një eksperiencë shumë e dhimbshme, e paparë më parë nga unë dhe tashi që ka kaluar them si…

Read More

Gjykata e Kukësit vendosi të lirojë këtë të shtunë nga burgu shqiptarin Burim Duraku, i cili akuzohet për vrasjen e një shtetaseje greke. Burim Duraku u arrestua në Kukës më datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke. Duraku dyshohet se vrau në Greqi në maj të vitit 2010 shtetasen Artemis Vasilopou. Ngjarja sipas autoriteteve vendase ndodhi në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, ku Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh.D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e…

Read More

Një gol në minutën e 92-të që barazoi rezultatin në 1-1, bëri që presidenti i klubit vendas, Yahaya Surajo, të zbresë me vrap në fushë dhe të godasë me grusht pas koke gjyqtarin anësor. Ky skandal i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen midis Kano Pillars dhe Dakkada në futbollin Nigerian. Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar së bashku të anulojnë golin për pozicion të parregullt. Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe ka pezulluar menjëherë presidentin e klubit për sjelljen e tij jo sportive.

Read More

Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima. Ata janë përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke e quajtur ate “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Read More

Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish pas viteve të pandemisë, ku aktivitetet ishin ndaluar. Institucionet e artit dhe kulturës, kanë prodhuar dhe kanë rivënë 184 shfaqje më shumë krahasuar me vitin 2020, përkatësisht 512. Ajo që vihet re është se edhe pse në 2021 masat u letësuan numri i shikuesve ka rënë me 242 persona më pak se në 2020. Numri total i spektatorëve në 2021 ishte rreth 40 mijë. Frekuentimi më i lartë në institucionet e trashëgimisë kulturore ishte nga vendasit me 60,2 %. Fusha si “Arte”, “Shkenca Humane dhe Gjuhët”, “Gazetari dhe Informim”, dhe…

Read More

Aksidenti në Tiranë ra pasoja tragjike, pasi 40-vjeçari që u përplas nga një betonierje humbi jetën në spital. “Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E.T, 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se shtetasi E.T, drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital”.

Read More