Në krah të kryeministrit Edi Rama, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer foli për krimin në rajon, veçanërisht për atë serb, deri te historia, ku përmendi edhe luftën ndaj Perandorisë Osmane. “Jemi ndër investuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, por mos harroni, është edhe Kina dhe Turqia. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm. Është çështje sigurie që vendet e Ballkanit perëndimor t’i kemi më afër. Një prej grupeve më të rrezikshme, është krimi i organizuar në Serbi, i cili nuk njeh asnjë përkatësi etnike kur vjen puna të krimi. Ata bashkëpunojnë me terroristët. E kemi parë edhe me sytë tanë…
Author: tirana
Edhe në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19, por nga 1021 testime kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë. “203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnjë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamzë, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë”. Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 15 pacientë. Janë shëruar 32 qytetarë…
Policisë Rrugore e Fierit në bashkëpunim me atë të Durrësit, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor “Lushnjë-Durrës” dhe anasjelltas ku janë konstatuar makina që lëviznin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 179 km/h. Janë pezulluar 89 leje drejtimi, për periudha nga 3 deri në 14 muaj, so dhe janë vendosur masa administrative nga 20.000 deri në 80.000 lekë të rinj, gjithashtu janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë. “157 masa administrative u vendosën ndaj të gjithë shoferëve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim…
Kryeministri Edi Rama është shprehur i lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, por paralajmëroi se ata nuk duhet të kenë shumë iluzione. Rama e ilustroi me Maqedoninë e Veriut që është prej 17 vitesh kandidate për anëtare në BE. “Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat por shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione për atë çka morën. Morën një ilaç kundër depesionit që është mirë për moralin e për hormonet për njëfarë kohe. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë e të hedhin sytë nga Maqedonia e Veriut,…
Mushkonjat dhe insektet edhe këtë vit do ti bëjnë shoqëri pushuesve në plazhet e Lezhës. “Për shkak të dështimit të tenderit, bizneset janë detyruar ta kryejnë privatisht këtë shërbim. Mungesa e dezinsektimit po largon pushuesit”, thotë eksperti i Turizmit, Leonard Seferi. Në plazhin e Velipojës pushuesit thonë se mushkonjat janë një shqetësim që përsëritet nga viti në vit. Ekspertet thonë se periudha më e mirë për dezinsektimin e zonave turistike është muaji Maji që përkon edhe me nisjen e sezonit turistik veror.
48 banorë kanë mbetur, dhe ata jane kryesisht të moshuar pasi mungesa e shërbimeve dhe infrastrukturës i ka detyruar ata të largohen nga Catista. Fshati ndodhet vetëm 66 km larg Gjirokastrës, ku minoritarët pohojnë se marrin premtime çdo fushatë, por rruga po degradohet dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje.
Samiti i BE-së në Bruksel nuk dha dritë jeshile për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë, dhe sot nj protestë e veçantë po ndodh në Kosovë. Në një lokal në Prishtinë, është vendosur një tabelë e cila ndalon hyrjen e personave nga Bashkimi Europian. Kjo u bë në kuadër të dështimin e radhës të Bashkimit Evropian për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, thotë se BE-ja duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurinë e brendshme, transparencën, sidomos në kuptimin europian. “Kryeministri shqiptar ka të drejtë kur thotë “Po, në Ballkan ka shumë detyra për t’u bërë” dhe në Bosnje Hercegovinë ka edhe më shumë që duhet bërë, por nuk mund t’i krahasoni vendet me njëri-tjetrin. Si ministër i brendshëm, unë mund të konfirmoj përpjeket që ka bërë Shqipëria për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurinë e brendshme, transparencën, sidomos në kuptimin europian. Kur vjen fjala për çështjen që duhet të…
Java që vjen do të jetë përvëluese dhe mjekët këshillojnë që të bëjnë kujdes, të moshuarit ata me probleme kardiake, gratë shtatzëna pasi këto ditë janë regjistruar shumë urgjenca të qytetarëve kanë pësuar gjendje të fikti vetëm për shkak të të nxehtit. Personat me probleme kardiake të cilët marrin mjekim për të ruajtur vlera normale të tensionit, duhet të konsultohen me mjekun kardiolog për të ndryshuar dozat e trajtimit, pasi rritja e temperatuarve ndikon në zgjerimin e venave dhe po kështu në vlerat e tensionit. Mjekët këshillojnë të konsumohet ujë deri në 2.5 litër në ditë në mënyrë që organzimi…
Kryeministri Edi Rama i përdor shumë batutat, dhe nuk munguan as fjalën e mbajtur në Forumin Europian “Wachau” për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, ku foli për “luftën” në Ballkanin Perëndimor. “Në Ballkan ne kemi gjithnjë në mendje se jemi më të vjetrit. Ne, shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmunëve në Evolucionin e Darvinit. Po të pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, lëre pastaj grekët, të cilët edhe mund të pretendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve. Le të shkojmë tek turqit. Ata mund të nisin një zënkë…
Të mbijetuarit në fshatin Gyan, në Afganistan po përpiqen të gjejnë strehim dhe ushqim pas tërmetit shkatërrues që ra këtë javë. Tërmeti me magnitudë 6.1 që goditi vendin ka vrarë mbi një mijë njerëz dhe i ka kthyer shtëpitë në rrënoja. “Nuk ka vend ku të jetojmë këtu, nuk kemi ushqim, të gjithë janë ulur jashtë pa çati mbi kokë,” thotë një qytetar ndërsa shikon atë që ka mbetur nga shtëpia e tij. Gjithsej 1036 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën. Rreth 2,000 njerëz u plagosën dhe 10,000 shtëpi janë shkatërruar pjesërisht ose tërësisht gjatë tërmetit të së mërkurës.…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo. Nuk la pas Austrinë duke thënë se pavarësisht çdo politike të brendshme, nuk e ka tradhtuar Shqipërinë. “Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë. Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka…