Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo. Nuk la pas Austrinë duke thënë se pavarësisht çdo politike të brendshme, nuk e ka tradhtuar Shqipërinë.
“Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë.
Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.
Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar”, tha Rama. Kryeministri është i ftuar në Austri bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau me temë “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”.
