Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste (PES) për Këshillim Europian me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PES, Sergei Stanishev. Të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ku u rikonfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane ishin dhe Kancelari Scholtz dhe përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme Joseph Borrell. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri thekson se partitë simotra të së majtës europiane konfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane si garanci stabiliteti dhe sigurie në një…
Author: tirana
Një 50-vjeçar ka hipur në tarracën e një pallati 5 katësh në lagjen “8 Nëntori” dhe kërcënon se do të hidhet. Personi është i vetëm dhe prej 3 vjetësh jetonte me qira në pallatin nga ku kërcenon të hidhet. Prej 5 muajsh atij i ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një banese me qira, të cilën e paguan bashkia. Ai nuk del nga banesa ku ka jetuar sepse pretendon që është e tij 50 vjeçari quhet Adrian Dardha dhe dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëseje janë në zonë.
Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në ambjentet e gjykatës së Fierit, pasi prokuroria e këtij qyteti ka çuar në bankën e të akuzuarve, duke marrë të pandehur një 77-vjeçar të quajtur, Pandeli Stefa. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Elton Qyno. Ai shkruan: Çdo ditë raportoj, mbi veprimtarinë e gjykatave dhe kryesisht veprimtarinë e botës kriminale, për “Dumanin”, “Xhamanin”, “Tarzanin” e kategorinë e tij, por si kjo ngjarje kriminale dhe si ky proces gjyqësor, nuk kisha hasur dhe s’kam pasur fatin të raportoj. Pas lajmit që kam publikuar disa kohë më parë se policia kriminale e Elbasanit, kishte…
Kreu i Kadastrës ka paralajmëruar se “furtuna sapo ka filluar” për të gjithë ata që kanë vendosur duart në regjistrat e pronave.about:blank Teksa shpërndante legalizimet në Synej, Artan Lame shprehu bindjen se “Prokuroria do t’i hyjë me themel kësaj çështje” dhe do jetë një kalvar dhe proces i gjatë kontrolli për ta. Ai siguroi të gjithë qytetarët që kanë me letra e djersë, prona e tyre do të jetë e sigurt, duke iu drejtuar: “Mos dëgjoni broçkullat poshtë e përjetë, jo i dogji, jo ngrihet natën, jo shkon Lamja natën djeg regjistrat”. Artan Lame: “Dua të garantoj të gjithë qytetarët se prona…
Pandemia COVID-19 ka bërë që numri i pensioneve të mbyllura të rritet ndjeshëm për shkak se shumë individë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, viti që lam pas, kur dhe ishte kulmi i pandemisë, ka shënuar dhe shifrën rekord, në 19.323 pensione të mbyllura. Numri mesatar pensioneve të mbyllura në vitet 2018-2019 ka qendruar në rreth 13 mijë, ndërkohë në 2020-ën ka nisur rritja në 15.590 për të arritur shifrën rekord gjatë vitit që lam pas. Vetëm në 2021-shin kanë humbur jetën 3733 pensionistë më shumë. Nga shifrat vihet re se numin më të…
“Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën”. Kjo është deklarata e bërë nga një qytetar në rubrikën “Box Pop” në Abcnews, e cila është bërë shpejt virale në rrjet. Sipas këtij qytetari, “mosha e duhur për t’u bërë prind është 55 vjeç” dhe të marrë një grua të moshë 25-35 vjeçare. “Njeriu sa më i kulturuar është aq më pak fëmijë bën. Unë jam 45 vjeç dhe jam akoma beqar. Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën. Do martohem mbas…
Teksa dje ishte dhe provimi i fundit i Maturës Shtetërore, lënda me zgjedhje, maturantët janë hedhur sot në protestë. Një grup nxënësish janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit. Nxënës që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, ndërkohë që shprehen se pyetjet ishin jashtë programit. Me parrulla në duar dhe me thirrje kundër Ministrisë, nxënësit kërkuan si alternativë që të hiqen ato pyetje që kanë qenë jashtë programit.
Nga Jorida Tabaku Qeveria ka nxjerrë ditën e djeshme për këshillin publik variantin e fundit (sipas saj) të amnistisë fiskale (lexo dhe kriminale). E maskuar si një amnisti fiskale projektligji vazhdon të jetë thuajse 90% identik në gjithçka me propozimin e vjetër të para tre viteve për të cilin kam folur e debatuar gjerësisht. E gjithë esenca e projektligjit rrotullohet në këmbënguljen e qeverisë për të falur ato persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar. Sipas projektligjit personat që kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera përfshirë në…
Një i ri britanik që hoqi organet e tij mashkullore po padit Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS) për ndërhyrjen e kryer. Ai thotë se doktorët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të ndërhyrjes që ndryshon një pjesë të trupit, e cila e ka lënë steril, me urinim të papërmbajtur dhe ndjesinë e një “eunuku seksual”. “Nga çasti që u zgjova pas operacionit, e dija që kisha bërë gabimin më të madh të jetës time”, shkroi ai në Twitter. Aktivistët thonë se është rasti i parë i neglizhencës mjekësore i NHS ndaj transgjinorëve në Britani. Pacienti, identiteti i të cilit nuk bëhet…
Një i ri nga Berati është vënë në pranga në Sarandë. Sipas një njoftimi të policisë, thuhet se 34-vjeçari ka vjedhur një celular dhe disa pije alkoolike. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një restorant të qytetit bregdetar. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe disa pije alkoolike, në një restorant në Sarandë”, njoftoi policia.
Ka disa kohë që Andrea është kthyer në një ndër yjet e ri të “TikTok”. Ishte pikërisht shprehja “Habibi come to Dubai”, ajo që u shndërrua në virale, duke e bërë edhe Andrean shumë popullor. Por këtë herë një tjetër shprehje ‘funny’ ka publikuar në adresën e tij, vetëm se tanimë është rradha e Shqipërisë. Andrea ka realizuar një video, ku edhe flet shqip. “Në Shqipëri ne nuk themi, sa shofer i keq që është o zot i madh, por ne themi ptu të q*fsha motrën, k*rvë!”, dhe e gjithë skena shoqërohet nga boria e fortë në sfond. Me gjasa…
Një punëtor ka “fluturuar” në ajër pasi një tub gazi shpërtheu poshtë tij. Ai po përdorte një makineri për të instaluar disa shtylla, kur papritur çau tubin e gazit. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit, të cilët evakuuan të gjitha banesat në zonë derisa e bënë atë të sigurtë. Po ashtu, mësohet se personi i përfshirë në këtë incident nuk ka pësuar dëmtime.