Author: tirana

Nga Edmond Arizaj Fjala e Edi Ramës në Bruksel ishte minimalisht perfekte. E llogaritur në çdo gërmë. E stërkontrolluar në çdo fjalë. E peshuar në çdo fjali. Pa arrogancën e një lideri të një vendi “hëm dhi e zgjebosur, hëm bishtin përpjetë”, por me forcën e disa milionë banorëve që ende besojnë tek Bashkimi Europian, e që janë duke u gënjyer dhe zhgënjyer, çdo gjashtë muaj, prej shumë vitesh. Rëndimi i fjalës, nuk ishte një fyerje për gjuhën, e as për dëgjuesit, ishte bulurima për veshët e shurdhët se e ardhmja e Europës së Bashkuar dhe jo e Shqipërisë është…

Read More

Policia e Pogradecit ka ndaluar sot 22-vjeçarin Griseld Maxhari. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për plagosjen e Joan Muçllarit, djali i një pronari hoteli në Pogradec. Sipas Policisë, “ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec”. Muçllarit iu bë atentat edhe dy vite më parë në hotelin e tij në Volorekë, ndërkohë që babai i tij kërkoi mbrojtje nga policia duke…

Read More

Një farmaci është tentuar që të grabitet mesditën e sotme në zonën e njohur si Xhamlliku. Autori nën kërcënimin e një arme ka tentuar që të marrë xhiron ditore. Ndërkohë, në xhamin e farmacisë gjendet edhe shenja e një goditjeje nga pistoleta e cila në vend të plumbave përdorte zara metalikë. Grupi hetimor po këqyr kamerat për pretendimin për grabitje të pronarit të farmacisë.

Read More

Policia rrugore e Tiranës ka vënë një tjetër pajisje inteligjente në dispozicion për të konstatuar shkelje rrugore. Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar. “Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes. Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit…

Read More

Janë mbi 21 mijë zyrtarë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të administratës që janë verifikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror brenda vitit 2021, thuhet në raportin e këtij institucioni. Në procesin e kontrollit dhe verifikimit të figurës, SHISH është njëri prej autoriteteve verifikuese për parandalimin e aksesit të dëmshëm në informacionin e klasifikuar, luftën ndaj korrupsionit dhe për të parandaluar hyrjen e elementëve për aktivitete inteligjence dhe terroriste. SHISH vlerëson se dinamika e subjekteve për verifikim ka ardhur në rritje. “Në total janë bërë 5056 kthime përgjigjesh me praktika shkresore. Janë kryer verifikimet për 21.130 subjekte. Janë realizuar në kohë reale…

Read More

Qielli dhuron spektakël. Fenomeni i radhitjes në distancë ekzakte që secili ka nga dielli të Mërkurit, Afërditës, Marsit, Jupiterit dhe Saturnit në vijë të drejtë dhe vrojtimi i tyre me sy të lirë nuk verifikohej prej 2004. Edhe Urani e Neptuni vijojnë radhitjen, por për t’i parë duhen përdorur të paktën dylbi, ose edhe teleskop në rastin më të mirë. Dhe në këtë kuadër perfekt të sistemit diellor nuk mungoi edhe sateliti i vetëm i Tokës, Hëna, që dallohej pranë Jupiterit në orët e para të mëngjesit. Fenomeni do të verfikohet serish në vitin 2040, kështu që këto ditë të…

Read More

Agron Llakaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ditë pas dite”. Gjatë intervistës ai ndau detaje nga jeta profesionale, por edhe nga ajo private. Moderatorja e pyeti për momentin më të vështirë në jetën e tij. I përlotur, aktori kujtoi motrën e tij të ndjerë, e cila humbi jetën nga Covid-19. “Vitin e kaluar në muajin nëntor më vdiq motra e madhe, në moshën 65 vjeçare për shkak të Covid19. Ishte periudha më e vështirë në jetën time. Dy ditë pas vdekjes së motrës dola në skenë për të dhuruar të qeshura. Më dukej sikur Zoti më vendosi në…

Read More

Një sherr mes dy personave për motive të dobëta në Paskuqan ka përfunduar deri në plagosje. Uniformat blu informojë se shtetasi R.K, 65-vjeç ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij dhe më pas i ka dëmtuar edhe mjetin. Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin i cili do të akuzohet për disa vepra penale. NJOFTIMI I POLICISË: K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin…

Read More

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me K të madhe. Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut. Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë. Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha…

Read More

Një konkurs i ri është hapur nga Ministria e Kulturës që ka për qëllim realizmin e veprave të artit në hapësirat publike, siç janë rrethrrotullimet, mbikalimet. Lidhur me këtë vendim ka reaguar aktori i njohur i Portokallisë, Rezart Veleshnja, i cili me ironi shprehet se ka vendosur të marrë pjesë. “Di gjë njeri ku janë dokumentet? Se nuk po i gjej në faqen e ministrisë së margaritarit të Edit. Apo i kanë gati veprat dhe po tallen me ne”, shkruan aktori në Instastory.

Read More

Personi që shikoni në foto është zjarrfikësi i Tiranës Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë. Ai bashkë me kolegët u dhanë ndihmën e parë banorëve. Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj. Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse. “Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin…

Read More

Telefonat celularë krijojnë një varësi të rrezikshme te njerëzit, e cila ngjan shumë me atë të bixhozit. Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale. Megjithatë, ky nuk është i vetmi dëm që shkakton kjo pajisje e cila e mban njeriun të lidhur pas saj. Një studim i shtrirë në një periudhë të gjatë kohore i kryer nga Universiteti i Rutgersit ka zbuluar dëmet fizike që pëson njeriu si pasojë e përdorimit të telefonit celular janë gjithnjë e në rritje. Bëhet fjalë për dëmtime dhe…

Read More