Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMeter për perceptimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me një sërë fushash e temash, si integrimi në BE, bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, punësimi, siguria, krimi i organizuar, emigrimi, radikalizimi në internet, etj. Në fjalën e saj të hapjes, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, theksoi se meqenëse prezantimi i këtyre të dhënave përkoi një ditë pas Samitit të BE-së për Ballkanin, dëshironte të ndalej së pari pikërisht tek zhvillimet e atij Samiti. “Shpresoja që fjalën time për sot ta plotësoja me mesazhe…
Author: tirana
Nga Mero Baze Debati mbi gjuhën e përdorur nga Edi Rama në Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është fatkeqësisht më i varfër se gjuha e tij. Paradoksi i parë i debatit është fakti që një opozitë e cila ka në krye të saj një lider të ndëshkuar, të izoluar dhe të paralajmëruar nga perëndimi, për të mos e pasur udhëheqës, po derdh kot krokodili se fjalimi i Edi Ramës po na prish me Perëndimin. Qenia e Sali Berishës në krye këtyre eunukëve që qajnë për perëndimin, është akt lufte ndaj Perëndimit. Sot për sot, fatmirësisht është vetëm në…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën sërish një përgjigje pozitive për negociatat. Si pilulë kundër depresionit e ka cilësuar kryeministri rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë që nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Rama ka theksuar se nuk është Shqipëria ngadalë me progresin, por BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj. Media franceze shkruan se Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit për procesin e anëtarësimit të vendit…
Një zyrtar i lartë i kabinetit qeveritar ka tentuar të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”. Historia është bërë e ditur nga raporti vjetor i Shërbimi Informativ Shtetëror. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi detaje. Zyrtari shqiptar identifikohet nga SHISH si “Çelësi” dhe diplomati i huaj si “Rezidenti. Funksionari është kapur në përgjime, ndërsa ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Karamuço zbulon se zyrtari i kabinetit qeveritar do t’i shiste sekrete shtetërore diplomatit, në këmbim të shkollimit të djalit të tij…
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK me barrë prove dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezulton bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre. Nga sa u deklarua në seancë, u mësua se gjyqtari Altin Abdiu është djali i ish-kyetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Subjekti i kundërshtoi edhe balancat negative për blerjen e një makine dhe krijimin e…
Këngëtarja Enca Haxhia është zhvendosur me qendrim në Dubai, ku herë pas here provokon me foto “përvëluese” të formave të saj të bëshme. Por, me postimet e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja na tregon se ka shkuar për pushime në ishullin grek të Mykonos. Enca ka publikuar disa foto, ku si gjithmonë vë në pah gjoksin e saj bombastik.
Meta shfaqet krah kushëririt të tij Fernando ku thotë se janë duke mbledhur qershitë e fundit. “Me Fernandon, kushëririn tim, duke mbledhur qershitë e fundit në Çepan, Skrapar”, shkruan Meta, e cila me sa duket kete fundjave e ka braktisur vilen ne Gjirin e Lalzit per te shkuar aty ku ka lindur. Një muaj nga dita e sotme, më 24 Korrik Ilir Metës i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit. Pas largimit nga ky post ai ka paralajmëruar rikthim në frontin opozitar.
Zbardhen detaje të reja nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2021, ku mes të tjerash flitet edhe për spiunazhin. SHISH publikon përgjimet e një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike, të cilin e quan me nofkën “Rezidenti”. Në raportin e SHISH thuhet nga përgjimet ka rezultuar se “Rezidenti” kishte kontakte me qytetarë shqiptarë, por edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, ku synimi ishte që të kishte qasje dhe të mundësonte takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, duke shmangur mbikëqyrjen nga struktura të…
Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer së fundmi një situatë që i ka ndodhur në udhëtimin e saj në Barcelonë, ku kishte shkuar së bashku me një mikeshë. Gazetarja rrëfeu se ajo dhe mikesha e saj kishin shkua rme vetëm 30 euro në xhep, nga të cilët 28 euro ajo i kishte shpenzuar për të blerë një aksesor veshjeje. Iva shtoi se në fund nuk i mbetërn para për të blerë as ujë, gjë që e shtyu të pijë ujë në tualet. “Mua më ka ndodhur me 30 eurshin e fundit në Barcelonë, po futesha nga zona Shengen në zonën jo…
Evropa ka shpalosur arsenalin e saj të sanksioneve ekonomike kundër Moskës – në një përpjekje për të dobësuar ekonominë e Rusisë, por jo vetëm. Edhe për të detyruar presidentin rus, Vladimir Putin, të braktisë luftën e tij në Ukrainë. Por, ndërsa ndalimet e eksportit do të vijojnë gjatë muajve të ardhshëm, Rusia do të fillojë të dëshirojë mallra të ndaluara që janë thelbësore për ekonominë e saj ushtarake dhe vendase. Kremlini do të dëshirojë gjithashtu të plotësojë nevojat e tij me të ardhura nga shitja e produkteve të sanksionuara – nga qymyri te nafta e havjari – te blerësit e…
Skuqja nga dielli është trendi më i ri i bukurisë së verës. Për të ndjekur këtë tendencë, nuk keni pse të rrezikoni dëmtimin nga rrezet ultravjollcë. Gjithçka ka të bëjë me magjinë e grimit, kapërceni konturin e stilit Kardashian dhe vazhdoni skuqjen në mollëzat e faqeve dhe përgjatë hundës në formën “W”, duke u siguruar që të goditni të njëjtat pika si rrezet e diellit. Kjo pamje ka bërë xhiron në “TikTok” kohët e fundit dhe shumë të famshëm gjithashtu e kanë përqafuar menjëherë.
Mjetet e hakerimit të një kompanie italiane janë përdorur për të spiunuar telefonat inteligjentë të Apple dhe Android në Itali dhe Kazakistan, tha Google e Alphabet në një raport të enjten. RCS Lab me qendër në Milano, uebfaqja e agjencisë evropiane të zbatimit të ligjit si klientë, ka zhvilluar mjete për të spiunuar mesazhet private dhe kontaktet e pajisjeve. Gjetjet e Google (GOOG) në RCS Lab vijnë ndërsa rregullatorët evropianë dhe amerikanë peshojnë rregullat e reja të mundshme mbi shitjen dhe importin e spyware. “Këta shitës po mundësojnë përhapjen e mjeteve të rrezikshme të hakerimit dhe po armatosin qeveritë që…