Author: tirana

Një burrë nga Vermont në SHBA akuzohet se ka tentuar të sulmojë policët me një ekskavator, teksa këta të fundit po i arrestonin të birin. Policia thotë se prindërit e të riut, mbi të cilin rëndon akuzat për veprën penale të vjedhjes, ishin në shtëpi dhe u përpoqën të ndalonin arrestimin e djalit të tyre 24-vjeçar. Videoja tregon nënën e të dyshuarit, Amy Tallman, 48-vjeçare, duke u përleshur me oficerët Skylar Velazquez dhe Gabe Schrauf. Më pas, kryefamiljari, Wayne Tallman, 52 vjeç, hipi në një ekskavatori dhe kërcënoi policët. Pas kësaj ngjarjeje, të tre anëtarët e familjes kanë përfunduar në…

Read More

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke transportuar një sasi kokaine, gati për shitje. Policia kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarin, pasi ai bënte një jetë të kushtueshme ndërsa ishte i papunë. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestruan dhe qindra euro, të cilat dyshohet se vinin nga tregtia e lëndëve narkotike. Karabinierët kontrolluan shtëpinë ku banonte 32-vjeçari shqiptar ku gjetën 3300 euro cash. Përveç parave, të riut shqiptar iu gjetën edhe pajisjet për paketimin e kokainës dhe për të hedhur më pas në treg. Ndaj tij u ngrit akuza e posedimit të drogës dhe trafikim…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë pasditen e kësaj të premteje pamjet e një magazine plot me grurë në Këmishtaj të Lushnjës dhe thumbon Ministrinë e Bujqësisë. Ai thotë se gruri është prodhuar masivisht, por është pronë e Kryqit të Kuq. “Tokat djerrë në Këmishtaj u morën me qira nga fshatarët, u mbollën e u shërbyen, prodhimi u ndoq nga agronomët vendas e një mik i mirë e i vjetër-Ndre LEGISI, financimi i gjithi i KRYQIT TE KUQ; Gruri bëhet MIELL e u shpërndahet familjeve të varfra, në nevojë për të zbutur varfërinë”, shkruan Braçe ndër të tjera. Shënimi i…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Bullgarisë për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut. Duke e konsideruar këtë vendim, një akt emancipues proevropian, kryeparlamentarja shton se tashmë Këshilli Europian e ka rrugën e hapur për çeljen e negociatave me Shqipërinë. “Mirënjohje Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), z. Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropeist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e…

Read More

Gjenerali rus Andrew Gurulyov, njëherësh aleat i ngushtë i Vladimir Putin, kërcënoi Mbretërinë e Bashkuar dhe paralajmëroi se nëse një luftë botërore do të shpërthejë, Londra do të jetë objektivi i parë që Rusia do të “godasë”. Ai shtoi se Rusia “nuk do të fillojë nga Varshava, Parisi apo Berlini”. “Kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, theksoi ai. “Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e…

Read More

Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, në mbledhjen e sotme, e iniciuar nga Kryesia e zgjedhur në Degën e PDSH-së Korçë, pranoi kërkesën e ankimuesve për të pezulluar procesin e rivotimit për Kryesinë pranë kësaj dege. KAVS deklaron se është nisur nga afati shumë i shkurtër kohor, ndaj dhe ka vendosur pezullimin e procesit të rivotimit në këtë degë me qëllim të hetimit të plotë dhe të thelluar të kësaj çështje deri në vendimin përfundimtar. Në këtë mënyrë KAVS ka legjitimuar manipulimin e faktuar. Pasi ka mbaruar procesi i votimit, janë mbyllur dyert, është bërë numërimi dhe janë shpallur…

Read More

Janë bërë publike rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria e Arsimit ka shpërndarë listën me numrat identifikues dhe notën. Provimi është bërë disa ditë më parë. Për t’u njohur me listën e plotë, kliko KËTU

Read More

Gjykata ka vendosur që Mason Greenwood, i cili akuzohet për përdhunim, të vazhdojë të qëndrojë në lirim me kusht. 20-vjeçari u mor nën hetim pasi publikimit të disa videove dhe imazheve në internet. “Meqenëse vendimi për rishikimin e lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia nuk do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet”, u tha në një deklaratë. Greenwood kaloi tre netë në paraburgim, pasi policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Bowdon, Greater Manchester, në janar.

Read More

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të nisë skemën e vizave ETIAS duke nisur nga viti 2023 dhe që do të thotë se nga kjo datë për të hyrë në Evropë duhet të paguash. Procedura për të marrë një ETIAS është e shpejtë dhe bëhet në internet , e megjithatë ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, e ngjashme me skemën e Shteteve të Bashkuara, ESTA, e që do kushtojë 7 euro. Miratimi për vizën pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por Koha maksimale…

Read More

Të premten, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se këtë vit ekziston një “rrezik real” i krizave të shumëfishta të urisë, dhe kërkoi në mbledhjen e ministrave për sigurinë ushqimore, që të ndërmerren hapa praktikë për të stabilizuar tregjet ushqimore dhe për të zvogëluar paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave. “Ne përballemi me një krizë urie të paprecedentë”, tha Guterres në takimin virtual të zhvilluar në Berlin. “Lufta në Ukrainë ka komplikuar edhe më shumë problemet që kanë lindur prej vitesh: ndryshimet e klimës; pandemia COVID-19; rimëkëmbja thellësisht e pabarabartë.” Më shumë se 460,000 njerëz…

Read More

Policia greke ka goditur një bandë kriminale që zhvasnin biznesmenë të njohur përmes mashtrimeve online. Pas shumë muajsh hetime, policia ka shkatërruar një organizatë kriminale, e cila që nga vjeshta e vitit 2021 ka qenë aktive në mashtrimet në internet. Operacioni kulmoi më 23 qershor në Korint dhe Tebë, ku u arrestuan 5 anëtarë të bandës, të moshave 22 deri në 32 vjeç, për krijim të organizatave kriminale, mashtrime kompjuterike, akses i paligjshëm në të dhënat personale, falsifikimi, dhe pastrimi parash. Nga hetimet e deritanishme rezultoi se anëtarët e bandës, kishin realizuar gjithsej në 85 raste mashtrime të biznesmenëve grekë,…

Read More

Rritja e çmimit të naftës ka dëmtuar edhe sektorin e peshkimit në Durrës. Shumë peshkatarë ankohen se nuk po përballojnë dot kostot. Në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës së peshkimit, Klodian Kapiti shprehet se edhe pse peshkatarët po e blejnë karburantin me çmimin ndërkombëtar të bursës, shumë nga kompanitë e hidrokarbureve në vend abuzojnë. Më tej, ai shtoi se aktualisht ky sektor furnizohet me naftë me çmimin 180 lekë të reja /litër, shumë më i lartë sesa çmimi që përllogarit flota e peshkimit për të qenë eficente. Në një bisedim që kanë patur me Ministrinë e Financave dhe…

Read More